Projekti për rehabilitimin e Lanës pritet të ketë impakt në zgjerimin e aksit infrastrukturor lindje – perëndim, si dhe eliminimin e përmbytjeve në segmentet fundore perëndimore të lumit të qytetit.
Bashkia Tiranë bazuar në Marrëveshjen e Financimit datë 05.07.2019 nr. kontrate 91.307 dhe Marrëveshjen e Grantit datë 05.07.2019, nr. kontrate 87.316, ratifikuar me ligjin nr. 64 të vitit 2019, ka siguruar financimin për projektin “Lana-Zhvillimi Urban”.
Sipas marrëveshjes së financimit është përgatitur Plani i Veprimit për Zhvendosjen (RAP) për banorët që afektohen nga ky projekt, plan i miratuar në parim që në vitin 2022. Në zbatim të VKM nr. 409 i cili trajton të gjithë banorët e afektuar nga investimet për interes publik prioritare, janë evidentuar familjet që do të trajtohen me apartamente zëvëndësuese.
Bashkia e Tiranës do të shpenzojë 62,000,000 lekë në 2025-2027 për çdo vit respektiv si bonus strehimi për banorët që preken nga rehabilitimi i lumit. (shpenzime kapitale)
Ndërsa investimet për ndërtimin e apartamenteve zëvendësuese për projektin “Shtrati Lumit Lana- Zhvillim Urban” shpenzime kapitale në lekë shprehen në tabelën më poshtë:
| PBA 2025-2027 | Kosto e plote Financimi deri në 2024 | Parashikimi 2025 | Parashikimi 2026 | Parashikimi 2027
|
| 2,319,441,017 | 250,478,740 | 775,727,624 | 1,293,234,653 |
Sipërfaqja e parashikuar për t’u ndërtuar për 319 familje është 26,338 m2 ZK 8210, në pronësi të Bashkisë Tiranë, si zonë për zhvillim me qëllim ndërtimin e banesave për nevoja të strehimit social, e cila do të realizohet nga shoqëria aksionare “Tirana DC” sh.a, në pronësi të Bashkisë Tiranë.
Të dhëna teknike dhe të përgjithshme: Prona: Nr. 1/644, Zona Kadastrale 8210, në njësinë strukturore TR/404. Statusi: në administrim të shoqërisë “Tirana DC”sh.a referuar VKB-së nr.103, datë 19.10.2022. Parcela: 7,564 m².
Ndërtim i parashikuar mbi tokë: 26,338 (njëzet e gjashtë mijë e treqind e tridhjetë e tetë) m², 7,700 (shtatëmijë e shtatëqind) m² në total 34,038 (tridhjetë e katërmijë e tridhjetë e tetë) m².
Ndërtim i parashikuar nën tokë: 10,000 (dhjetë mijë) m² ndërsa në total sipërfaqe ndërtimi: 44,038 m². Kosto ndërtimi është 85,400 lekë/m² për sipërfaqe ndërtimi me supozimin e ndryshimeve të çmimeve në treg nga rritja e çmimeve të materialeve bazë, lëndës së parë, e problemeve ndërkombëtare të tregut. Punimet do të realizohen brenda afatit kohor 4 vjet. /ekofin.al
