Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump u dha fund spekulimeve të mërkurën, duke njoftuar se do të emëronte Senatorin Marco Rubio si sekretar të shtetit.
Republikani i Floridës, i konsideruar dikur një pretendent për të qenë kandidati i Trump për vitin 2024, u përshkrua si një “Udhëheqës shumë i respektuar dhe një zë shumë i fuqishëm për lirinë” në një deklaratë nga presidenti i zgjedhur“Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë para kundërshtarëve tanë”, shtoi Trump.
“Mezi pres të punoj me Marcon për ta bërë Amerikën dhe botën përsëri të sigurt dhe të shkëlqyeshme!”
Ndërsa në postin e Sekretarit të Mbrojtjes Trump zgjodhi drejtuesin e Fox News Channel, Pete Hegseth, duke e quajtur atë “të ashpër, të zgjuar dhe një besimtar të vërtetë”, në atë që ai e quan “Amerika e Para”.
Hegseth 44 vjeç është një veteran ushtarak dhe një personalitet i njohur mediatik konservator, i cili tashmë ka një numër të madh ndjekësish.
Associated Press shkruan se Donald Trump po mahnit Pentagonin me zgjedhjen e tij për Sekretar Mbrojtje.
Hegseth së fundmi u shfaq në podkastin e Shawn Ryan Show, ku ai shprehu shqetësimin e tij për Kinën – një temë që ka qenë qendrore për të gjitha nominimet kryesore të Trump. “Kina po ndërton një ushtri të dedikuar posaçërisht për të mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është fillimi i tyre strategjik,” tha ai.
