Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Gara për anëtarin e nëntë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, kandidatët që kanë shprehur interes

17:31 - Qershor 8, 2026

Njoftim zyrtar

17:04 - Qershor 8, 2026

“Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri. Kjo mund të jetë një dritë shprese për Evropën”

16:12 - Qershor 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Investimet në biznes, niveli më i ulët që nga viti 2013

15:29 - Shkurt 20, 2023 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Të dhënat e fundit nga “Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve” sigurojnë informacione të vlefshme mbi nivelin e investimeve të ndërmarrjeve të regjistruara në Regjistrin Statistikor në Shqipëri.

Në vitin 2021 investimet arritën vlerën 174 miliardë lekë duke pësuar një rënie me 10.2%, krahasuar me 194 miliardë lekë në vitin 2020. Ky është niveli më i ulët i investimeve që në vitin 2013 ku vlera e tyre ishte 162 miliardë lekë. Ndërkohë që niveli më i lartë i investimeve ka qënë në vitin 2019, pranë vlerës 241 miliardë lekë ose 28% më shumë krahasuar me investimet e realizuara në vitin 2021. Rënia e investimeve në 2021-shin pranë nivelit më të ulët që prej 2013-ës është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e pandemisë.

Prodhuesit e shërbimeve zënë pjesën më të madhe të investimeve të realizuara duke përbërë 53.3% të investimeve gjithsej për 2021. Konkretisht, investimet ndahen mes sektorit të tregtisë që zë 20.1% ose në vlerën 34.96 miliardë lekë, ndiqet nga “akomodimi dhe shërbimi ushqimor” në vlerën 17.75 miliardë lekë ose 10.2% si dhe “transporti, informacioni dhe komunikacioni” në vlerën 15.95 miliardë lekë ose 9.2%.
Nga ana tjetër, prodhuesit e të mirave përbëjnë 46.7% të investimeve gjithsej për 2021. Sektori i ndërtimit përbën 21% ose 36.50 miliardë lekë, duke e bërë këtë sektorin me nivelin më të lartë të investimeve si për prodhuesit e të mirave ashtu edhe të shërbimeve. “Industria përpunuese” përbën 13.2% të investimeve, “energjia elektrike, gazi, uji dhe trajtimi i mbetjeve” në vlerën 17.32 miliardë lekë ose 10% si dhe “industria nxjerrëse” përbën vetëm 2.5% të investimeve ose 4.35 miliardë lekë.

Ndërkohë nëse e shohim shpërndarjen e vlerës së investimeve gjithsej gjatë 2021 sipas madhësisë së ndërmarrjeve, vihet re që ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar zënë 45.6% të investimeve ose vlerën 79.34 miliardë lekë, ndiqet nga bizneset me 10-49 të punësuar me 36.7% ose 63.94 miliardë lekë ndërsa ato me 1-9 të punësuar zënë 17.7% ose 30.72 miliardë lekë. Nga këto shifra kuptojmë që pjesa më e madhe e investimeve është realizuar nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si rrjedhojë më pak investime janë reallizuar nga ndërmarrjet mikro.

Ekofin Media
Ekofin Media
biznes investime
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

07:12 - Qershor 6, 2026

Italianët e Lutech zgjerojnë praninë në Shqipëri, Ibrahimaj: Synojmë të kthehemi në qendër rajonale të inovacionit

15:31 - Qershor 5, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Gara për anëtarin e nëntë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, kandidatët që kanë shprehur interes

gazetar_117:31 - Qershor 8, 20260

Përfundoi këtë të hënë afati për paraqitjen e kandidaturave për anëtarin e nëntë të Këshillit…

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

15:23 - Qershor 8, 2026

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për aktivitetet kulturore në kala, parqe arkeologjike dhe qendra historike

14:11 - Qershor 8, 2026

Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

12:03 - Qershor 8, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:31 - Qershor 8, 2026

Gara për anëtarin e nëntë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, kandidatët që kanë shprehur interes

15:23 - Qershor 8, 2026

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

14:11 - Qershor 8, 2026

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për aktivitetet kulturore në kala, parqe arkeologjike dhe qendra historike

Gara për anëtarin e nëntë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, kandidatët që kanë shprehur interes

17:31 - Qershor 8, 2026

Njoftim zyrtar

17:04 - Qershor 8, 2026

“Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri. Kjo mund të jetë një dritë shprese për Evropën”

16:12 - Qershor 8, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter