Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në takimin me grupin e dytë të aplikantëve në platformën “Deputeti që duam” se të ardhurat për frymë kanë shkuar në 9300 euro nga 3300 euro që ishin në kohën kur kjo forcë politike nisi qeverisjen e vendit.
Rama tha se pak vite më parë Shqipëria ishte e parafundit në rajon në renditjen për të ardhurat për frymë, ndërsa sot qëndron pas Serbisë dhe Malit të Zi.
Sipas Kryeministrit, këto janë edhe shifra të FMN-së. Ndërsa sot ne kemi para nesh vetëm Malin e Zi e Serbinë që kanë respektivisht 11 600 dhe 11 300 euro të ardhura për frymë“, deklaroi Rama.
Rama tha se po ashtu rritje ka pësuar edhe paga minimale, e cila sot është 400 euro nga 156 euro që ishte në 2013-ën.
Ndërsa paga mesatare në sektorin publik ka shkuar 900 euro.
“Ne kur morëm detyrën, paga minimale ishte 156 euro, sot është 400 euro. Paga mesatare në Shqipëri ishte 321 euro, sot është 750 euro. Paga mesatare në sektorin publik sot është 900 euro, por për mësuesit e disa kategori të tjera ka shkuar 950 euro”, tha ai.
