Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shtëpia në Shqipëri s’ka qenë kurrë kaq afër

13:36 - Qershor 24, 2026

Pse po bie çmimi i arit ndërsa inflacioni po rritet?

13:09 - Qershor 24, 2026

ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi

12:00 - Qershor 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shoqëria Evropiane dhe format e reja të bashkëpunimit. Çfarë sjellin për biznesin shqiptar

10:52 - Qershor 24, 2026 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Olsi Çoku*

Kur flitet për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, debati shpesh mbetet në nivel teknik. Direktiva, rregullore, kapituj negociues dhe detyrime institucionale. Por në fushën e së drejtës së shoqërive tregtare, disa prej këtyre ndryshimeve kanë një kuptim shumë praktik. Ato lidhen drejtpërdrejt me mënyrën se si bizneset organizohen, bashkëpunojnë, tërheqin investime dhe dalin përtej kufijve të tregut vendas.

Në këtë kuadër, Shqipëria po përgatitet të fusë në legjislacion tre forma të reja evropiane: Shoqërinë Evropiane, të njohur si SE; Grupimin Evropian të Interesit Ekonomik, ose GIEE dhe Shoqërinë Evropiane të Bashkëpunimit, ose SHEB. Secila prej tyre i shërben një qëllimi të ndryshëm. SE është forma më e rëndësishme për korporatat dhe grupet e mëdha të shoqërive. GIEE është mjet fleksibël bashkëpunimi ndërmjet bizneseve dhe profesionistëve. SHEB i drejtohet kryesisht bujqësisë, zhvillimit rural dhe ekonomisë sociale.

Nga këto tre forma, vëmendjen kryesore e meriton Shoqëria Evropiane. SE nuk është thjesht një emërtim i ri ligjor. Ajo është një formë shoqërie aksionare me karakter evropian, e krijuar për ato shoqëri që operojnë ose synojnë të operojnë në më shumë se një shtet. Kjo është formë juridike e njohur në të gjithë Bashkimin Evropian, e cila u lejon shoqërive të operojnë në disa shtete nën një strukturë të vetme korporative. Për bizneset shqiptare, kjo do të thotë më shumë mundësi për partneritete strategjike, bashkime ndërkombëtare dhe organizim më efikas të aktiviteteve në tregun evropian. Ideja është e thjeshtë: në vend që një grup biznesi të jetë i detyruar të mbajë struktura të shumta lokale, me rregulla dhe procedura të ndryshme, ai mund të organizohet nën një formë juridike unike të njohur në nivel evropian.

Pikërisht për këtë arsye SE përdoret sidomos nga kompani të mëdha, grupe financiare, shoqëri sigurimesh, kompani industriale, grupe të shëndetësisë, energjisë apo teknologjisë. Shembulli më i njohur është Allianz SE, një nga grupet më të mëdha të sigurimeve dhe shërbimeve financiare në Evropë. Edhe Porsche Automobil Holding SE apo Fresenius SE & Co. KGaA tregojnë se kjo formë nuk është teorike, por pjesë e praktikës së përditshme të korporatave evropiane.

Për një vend si Shqipëria, rëndësia e SE-së nuk qëndron vetëm te fakti nëse nesër do të kemi menjëherë shumë shoqëri shqiptare të organizuara në këtë formë që mund të aksesojë tregun evropian si i barabartë. Rëndësia është më e gjerë. Me futjen e SE-së, e drejta jonë e shoqërive tregrtare fillon të përdorë të njëjtën arkitekturë juridike që përdorin investitorët evropianë. Kjo rrit familjaritetin, ul pasigurinë dhe e bën më të lehtë për një grup të huaj që ta shohë Shqipërinë si pjesë të strukturës së tij rajonale ose evropiane dhe anasjelltas.

Nga ana tjetër, për grupet shqiptare që rriten dhe kërkojnë të dalin në tregje të tjera, SE mund të jetë një instrument i rëndësishëm në të ardhmen. Ajo mundëson qeverisje korporatave më të unifikuar, më shumë fleksibilitet në organizim dhe një profil më të besueshëm përballë partnerëve, bankave dhe investitorëve të huaj. Në sektorë si sigurimet, shërbimet financiare, energjia, teknologjia apo prodhimi industrial, ku aktiviteti ndërkufitar është gjithnjë e më i zakonshëm, kjo formë mund të ketë vlerë reale.

Më ndryshe funksionon Grupimi Evropian i Interesit Ekonomik. GIEE nuk është menduar për të zëvendësuar shoqëritë tregtare klasike dhe as për të krijuar një korporatë të re. Ai shërben si strukturë bashkëpunimi. Për shembull, një kompani shqiptare konsulence, një studio arkitekture, një shoqëri inxhinierike apo një kompani teknologjie mund të bashkëpunojë me partnerë nga vende të BE-së për një projekt të përbashkët, pa qenë e nevojshme të krijojnë një shoqëri të re tregtare. Kjo është veçanërisht e dobishme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat shpesh kanë nevojë për partnerë ndërkombëtarë, por jo domosdoshmërisht për struktura të rënda korporative.

Forma e tretë, Shoqëria Evropiane e Bashkëpunimit, ka një logjikë tjetër. Ajo lidhet me kooperativat dhe me ato forma organizimi ku bashkëpunimi ndërmjet anëtarëve është më i rëndësishëm se kapitali i investuar. Për Shqipërinë, kjo mund të ketë interes sidomos në bujqësi, agropërpunim, ekonominë sociale dhe, potencialisht, në shërbime të caktuara financiare me bazë anëtarësie. Problemi i fragmentarizimit të prodhimit bujqësor është i njohur. Një formë evropiane kooperimi mund t’u japë prodhuesve shqiptarë një mjet më të përshtatshëm për të bashkuar kapacitetet, për të hyrë në tregje të huaja dhe për të bashkëpunuar me partnerë evropianë.

Këto forma juridike nuk do ta ndryshojnë ekonominë shqiptare brenda ditës. Megjithatë, ato janë të rëndësishme sepse krijojnë një gjuhë të përbashkët ligjore me tregun evropian. Në fund, integrimi nuk është vetëm çështje institucionesh publike. Është edhe çështje e aftësisë së biznesit shqiptar për të vepruar me të njëjtat mjete, me të njëjtat standarde dhe me të njëjtën siguri juridike si bizneset në Bashkimin Evropian. SE, GIEE dhe SHEB janë pikërisht pjesë e kësaj infrastrukture të re juridike.

* Olsi Çoku është ekspert i legjislacionit tregtar, Partner Menaxhues i Nexum Legal Consulting 

Ekofin Media
Ekofin Media
be biznesin evropiane Olsi çoku shqipëria shqiptar
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

BE-ja planifikon reformë bankare deri në fillim të vitit 2027 për të çliruar miliarda euro investime

16:38 - Qershor 23, 2026

Media italiane: Shqipëria, 15 vende që zbulojnë parajsën e fshehur të Mesdheut

10:42 - Qershor 23, 2026

Holanda planifikon të hapë tregun e pensioneve profesionale për kompanitë nga Bashkimi Evropian

10:30 - Qershor 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bujqësia në 2025: Më shumë perime e agrume, më pak grurë dhe ullinj

gazetar_111:08 - Qershor 24, 20260

Sektori bujqësor shqiptar ka mbyllur vitin 2025 me një prodhim total prej 9.73 milionë tonësh,…

Blegtoria në 2025, prodhimi i mishit rritet, qumështi dhe vezët në rënie

11:07 - Qershor 24, 2026

Karakaçi: Shqipëria drejt shoqërisë gigabit, investime për rrjete moderne dhe mbulim 5G

10:50 - Qershor 24, 2026

Infrastrukturë nëntokësore për rrjetet kabllore, bashkitë do të koordinojnë procesin

10:41 - Qershor 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:08 - Qershor 24, 2026

Bujqësia në 2025: Më shumë perime e agrume, më pak grurë dhe ullinj

11:07 - Qershor 24, 2026

Blegtoria në 2025, prodhimi i mishit rritet, qumështi dhe vezët në rënie

10:50 - Qershor 24, 2026

Karakaçi: Shqipëria drejt shoqërisë gigabit, investime për rrjete moderne dhe mbulim 5G

Shtëpia në Shqipëri s’ka qenë kurrë kaq afër

13:36 - Qershor 24, 2026

Pse po bie çmimi i arit ndërsa inflacioni po rritet?

13:09 - Qershor 24, 2026

ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi

12:00 - Qershor 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter