Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sardenja ndalon çadrat e plazhit për vizitorët 10-65 vjeç

17:23 - Qershor 12, 2026

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra raportime për probleme

16:41 - Qershor 12, 2026

Finlanda dhe Irlanda udhëheqin në BE për punën nga shtëpia, Rumania e Bullgaria në vendet e fundit

15:36 - Qershor 12, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

BSH, SEPA dhe modernizimi i sistemit tonë financiar

14:33 - Qershor 12, 2026 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Fatos Çoçoli

Modernizimi i sistemit financiar shqiptar ka qenë një nga proceset më të rëndësishme të viteve të fundit. Në qendër të këtij transformimi qëndron roli i Bankës së Shqipërisë, e cila, përmes reformave të vazhdueshme në fushën e pagesave, ka krijuar kushtet për një integrim më të thellë të vendit në tregun financiar evropian.

Një nga arritjet më domethënëse në këtë drejtim është anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA, Zona Unike e Pagesave në Euro. Shqipëria ka nisur t’i kryejë transaksioneve përmes këtij sistemi në muajin tetor 2025.

Ky zhvillim nuk përbën thjesht një përmirësim teknik të mënyrës së transferimit të parave. Ai është një reformë me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve tanë, në aktivitetin e sipërmarrjeve dhe në konkurrueshmërinë e ekonomisë sonë.

Çfarë është SEPA?

SEPA është zona unike evropiane e pagesave në euro, e krijuar për të mundësuar që transfertat në euro midis vendeve pjesëmarrëse të kryhen me të njëjtat standarde, shpejtësi dhe kosto si pagesat brenda një vendi të Bashkimit Evropian.

Tabela 1. Çfarë është SEPA

  • SEPA do të thotë Zonë e Vetme e Pagesave në Euro
  • SEPA ka 40 vende anëtare(me Shqipërinë, Malin e Zi Maqedoninë e Veriut dhe së fundmi Serbinë)
  • Të 27 vendet anëtare të BE-së janë në SEPA
  • Qytetarët me një llogari SEPA mund të bëjnë transferta në euro në të 39 vendet e tjera anëtare, me kosto dhe kohë njësoj si çdo qytetar i BE-së

Përmes SEPA-s, individët dhe bizneset mund të dërgojnë dhe të marrin pagesa në euro në mënyrë të thjeshtë, të sigurt dhe me komisione shumë më të ulëta krahasuar me sistemet tradicionale të transfertave ndërkombëtare.

Tabela 2. Rrugëtimi i Shqipërisë në SEPA 2021-2025

  • 2021: Banka e Shqipërisë nis punën për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA
  • 2021: bëhet pjesë e projektit rajonal “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në vendet e Ballkanit Perëndimor”
  • 2021-2024: bashkëpunon për Paketën e Aplikimit me ekspertë të BB dhe me institucione partnere në vend
  • 2023: Plani i Rritjes i BE hap dritën jeshile për futjen në SEPA, ende pa u bërë vend anëtar i BE-së, për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor
  • 12 qershor 2024: Guvernatori i BSH firmos aplikimin për në SEPA, pranë Këshillit Evropian të Pagesave
  • 07 tetor 2025: Shqipëria hyn faktikisht në SEPA.

Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë mekanizëm përfaqëson një hap konkret drejt integrimit financiar evropian dhe një tregues të përafrimit të standardeve shqiptare me ato të Bashkimit Evropian.

Vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, pra në periudhën janar–mars, përmes sistemit SEPA u kryen rreth 166 mijë transaksione(pagesa të shqiptarëve), me një vlerë totale prej 2.2 miliardë eurosh.

Këto të dhëna tregojnë jo vetëm një përqafim të shpejtë të instrumentit të ri nga bankat tona, të orientuara dhe këshilluara nga Banka e Shqipërisë, si dhe nga përdoruesit shqiptarë, por edhe për ekzistencën e një kërkese të madhe të akumuluar për shërbime pagesash më efikase dhe më pak të kushtueshme.

Nëse merret në konsideratë fakti se sistemi nisi funksionimin më 7 tetor 2025, atëherë brenda vetëm tetë muajve të parë të përdorimit të tij, volumi i transaksioneve dhe ndikimi e përfitimi  ekonomik kanë qenë të konsiderueshëm.

Kursime të ndjeshme për qytetarët

Për shumë vite, emigrantët shqiptarë dhe familjet e tyre janë përballur me tarifa relativisht të larta për transfertat bankare në euro. Në disa raste, komisionet për një pagesë ndërkombëtare arrinin në dhjetëra euro. Falë SEPA-s, këto kosto janë reduktuar ndjeshëm.

Një qytetar që merr ndihmë financiare nga një familjar në Itali, Gjermani apo Greqi, paguan sot shumë më pak për marrjen e fondeve. Një student shqiptar që kryen pagesa për universitetet evropiane ose një familje që kryen pagesa shëndetësore jashtë vendit përfiton nga procedura më të thjeshta dhe më ekonomike.

Nëse shumëzohen kursimet individuale me qindra mijëra transaksione të realizuara, rezulton se qytetarët shqiptarë kanë kursyer shuma të konsiderueshme.

Përfitime të mëdha për sipërmarrjen

Edhe më i madh është ndikimi për bizneset. Ndërmarrjet shqiptare që importojnë mallra nga vendet e Evropës, paguajnë furnitorët e tyre ose marrin pagesa nga klientët ndërkombëtarë, kanë parë një ulje të ndjeshme të kostove operacionale.

Komisionet më të ulëta nënkuptojnë ulje të kostove të aktivitetit ekonomik, rritje të fitueshmërisë së bizneseve, përmirësim të likuiditetit, shpejtim të ciklit të pagesave dhe rritje të konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare. Për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat janë më të ndjeshme ndaj kostove financiare, ky ndryshim ka një rëndësi të veçantë.

Dhjetëra milionë euro të kursyera

Një nga efektet më të prekshme të anëtarësimit në SEPA është kursimi financiar.

Duke krahasuar tarifat e mëparshme të transfertave ndërkombëtare me kostot aktuale të pagesave SEPA, vlerësohet se qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë kanë kursyer dhjetëra milionë euro gjatë tetë muajve të parë të funksionimit të sistemit, në periudhën nga 7 tetori 2025 deri në qershor 2026.

Këto janë para që mbeten në ekonominë shqiptare dhe mund të përdoren për konsum, investime, zgjerim aktiviteti apo kursime familjare. Në vend që të përfundojnë si tarifa bankare për ndërmjetësime të kushtueshme, ato rikthehen në qarkullimin ekonomik të vendit.

Shpejtësi dhe siguri më e madhe

Një tjetër përfitim i rëndësishëm lidhet me kohën e ekzekutimit të pagesave. Në të kaluarën, transfertat ndërkombëtare mund të kërkonin disa ditë pune për t’u përfunduar. Përmes SEPA-s, procesi është bërë shumë më i shpejtë dhe më i parashikueshëm.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për bizneset që varen nga afatet e pagesave dhe për individët që kanë nevojë për fonde në kohë reale ose brenda një periudhe të shkurtër.

Po ashtu, standardizimi i procedurave rrit sigurinë dhe ul mundësinë e gabimeve gjatë përpunimit të pagesave.

Një hap drejt integrimit evropian

Anëtarësimi në SEPA duhet parë edhe si pjesë e procesit më të gjerë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Përshtatja e kuadrit ligjor dhe operacional me standardet evropiane në sektorin financiar dëshmon aftësinë e institucioneve shqiptare për të zbatuar reforma komplekse dhe për të ndërtuar besueshmëri ndërkombëtare.

Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol kyç në këtë proces, duke koordinuar punën me bankat tregtare, institucionet financiare dhe partnerët evropianë për të garantuar një kalim të suksesshëm drejt sistemit të ri.

SEPA nuk është vetëm një histori statistikash apo një arritje institucionale. Ajo përfaqëson një ndryshim konkret në përditshmërinë ekonomike të shqiptarëve.

Një emigrant që dërgon para në familje, një sipërmarrës që paguan furnitorin e tij në Evropë, një student që kryen tarifën universitare apo një qytetar që merr një pagesë nga jashtë, sot e kryejnë këtë proces më shpejt, më lirë dhe me më shumë siguri.

Në këtë kuptim, modernizimi i sistemit të pagesave përmes anëtarësimit në SEPA është një nga reformat më të prekshme dhe më të dobishme për ekonominë shqiptare në vitet e fundit.

Ekofin Media
Ekofin Media
BSH fatos çoçoli financiar modernizimi SEPA
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Shqiponja” dhe “Flamingo”, dallime shtresore në tubimet politike në Shqipërinë e sotme

16:32 - Qershor 11, 2026

Cash-i dominon veprimet bankare në Shqipëri, në 3 muajt e parë 2026 qarkulluan mbi 553 miliardë lekë në sportele

14:48 - Qershor 10, 2026

Kreditë me probleme zbresin në 3.75% në prill, niveli më i ulët në 18 vite

12:06 - Qershor 10, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

gazetar_114:27 - Qershor 12, 20260

Administrata Tatimore ka realizuar kompensimin automatik të tepricës kreditore me detyrimet tatimore të papaguara, në…

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:48 - Qershor 12, 2026

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

13:10 - Qershor 12, 2026

Euro bie për herë të parë nën 95 lekë, sezoni turistik po ushtron presion të ri mbi monedhën europiane

12:42 - Qershor 12, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:27 - Qershor 12, 2026

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

13:48 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:10 - Qershor 12, 2026

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

Sardenja ndalon çadrat e plazhit për vizitorët 10-65 vjeç

17:23 - Qershor 12, 2026

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra raportime për probleme

16:41 - Qershor 12, 2026

Finlanda dhe Irlanda udhëheqin në BE për punën nga shtëpia, Rumania e Bullgaria në vendet e fundit

15:36 - Qershor 12, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter