Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BSH, SEPA dhe modernizimi i sistemit tonë financiar

14:33 - Qershor 12, 2026

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

14:27 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:48 - Qershor 12, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

13:10 - Qershor 12, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë paralajmëron se ekonomia shqiptare do të vijojë të përballet me rreziqe nga tregjet ndërkombëtare, kryesisht për shkak të pasigurive gjeopolitike, luhatjeve të çmimeve të mallrave bazë dhe rritjes së çmimit të naftës gjatë vitit 2026.

Gjatë prezantimit të Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2025 në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Guvernatori Gent Sejko tha se, megjithëse ekonomia shqiptare mbylli vitin e kaluar me tregues pozitivë, mjedisi i jashtëm mbetet kompleks dhe kërkon vigjilencë të vazhdueshme.

Sipas Sejkos, pasiguria në tregjet ndërkombëtare, tensionet gjeopolitike, ndryshimet në politikat tregtare dhe luhatjet e çmimeve të mallrave bazë vijojnë të krijojnë rreziqe për ekonominë globale dhe, për pasojë, edhe për Shqipërinë.

Një nga shqetësimet kryesore të evidentuara nga Banka e Shqipërisë lidhet me rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2026. Guvernatori e cilësoi këtë zhvillim si një goditje negative të ofertës për Shqipërinë dhe partnerët e saj tregtarë.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se ndikimi mbi ekonominë shqiptare pritet të jetë i kufizuar dhe afatshkurtër. Sipas Sejkos, ekonomia shqiptare ka një ekspozim relativisht të moderuar ndaj kësaj goditjeje dhe gëzon hapësira të mjaftueshme për një reagim të kujdesshëm e proporcional të politikave publike.

Në këtë kontekst, Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë do të monitorojë me kujdes ecurinë e inflacionit, me synimin për të reaguar në kohën e duhur në rast se goditjet e jashtme rrezikojnë të përhapen në ekonomi përmes efekteve të raundit të dytë.

Përtej rreziqeve afatshkurtra, Sejko u ndal edhe te sfidat strukturore të ekonomisë shqiptare. Ai theksoi se përballimi i tyre kërkon vijimin e politikave të kujdesshme makroekonomike, si dhe përshpejtimin e reformave që forcojnë kapitalin njerëzor, zgjerojnë bazën prodhuese dhe rrisin potencialin afatgjatë të zhvillimit.

Në pjesën kryesore të raportimit, Guvernatori tha se ekonomia shqiptare pati një ecuri pozitive gjatë vitit 2025, me rritje ekonomike 3.8%. Aktiviteti ekonomik u mbështet nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, klima pozitive e besimit, rritja e të ardhurave nga turizmi, kushtet e favorshme financiare dhe zgjerimi i kreditimit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja u mbajt kryesisht nga konsumi, investimet dhe eksporti i shërbimeve, ndërsa politika fiskale pati natyrë konsoliduese dhe eksportet e mallrave u reduktuan. Në aspektin sektorial, zgjerimi ekonomik u përqendrua te shërbimet dhe ndërtimi, ndërsa bujqësia dhe industria vijuan tkurrjen.

Tregu i punës shënoi gjithashtu përmirësim. Punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 5.7%, ndërsa pagat në këtë sektor u rritën me 8.5%. Norma e papunësisë qëndroi pranë niveleve minimale të tre dekadave të fundit.

Inflacioni mesatar për vitin 2025 ishte 2.2%, i njëjtë me vitin paraardhës dhe poshtë, por pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Sipas Guvernatorit, inflacioni i ulët u ndikua nga forcimi i kursit të këmbimit, rënia e çmimeve të mallrave bazë në tregjet ndërkombëtare dhe nivelet e ulëta të inflacionit të importuar.

Pozicioni i jashtëm i vendit u forcua më tej. Eksportet shqiptare arritën në 10 miliardë euro, me rritje 10.5% krahasuar me një vit më parë, ndërsa deficiti i llogarisë korrente zbriti në 0.7% të PBB-së. Borxhi i huaj ra në 38% të PBB-së, ndërsa rezervat valutore arritën në 7.3 miliardë euro.

Guvernatori theksoi se përmirësimi strukturor i pozicionit të jashtëm të ekonomisë është pasqyruar në mbiçmimin e vazhdueshëm të lekut, një trend që vijoi edhe gjatë vitit 2025, ndonëse me ritëm më të zbutur.

Edhe pozicioni fiskal u përmirësua. Deficiti buxhetor u regjistrua në 1.8% të PBB-së, ndërsa borxhi publik zbriti në 52.9% të PBB-së. Sipas Bankës së Shqipërisë, ulja e borxhit publik ka ndihmuar në reduktimin e primeve të rrezikut dhe në krijimin e më shumë hapësirave për financimin e sektorit privat.

Në sektorin bankar, treguesit kryesorë mbetën të fortë. Mjaftueshmëria e kapitalit arriti në 20.36%, kthimi mbi aktivet në 1.64% dhe kthimi mbi kapitalin në 15.94%. Raporti i kredive me probleme zbriti në 3.8%, niveli më i ulët historik që prej vitit 2008.

Kredia për sektorin privat u rrit me 14.4% gjatë vitit 2025, e nxitur kryesisht nga zgjerimi i kredisë në lekë dhe financimi i investimeve të bizneseve. Banka e Shqipërisë vlerëson se këto zhvillime janë pozitive për zhvillimin afatgjatë, pasi forcojnë efektivitetin e politikës monetare dhe ulin ekspozimin e ekonomisë ndaj kursit të këmbimit.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ishte modernizimi i sistemit të pagesave. Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA dhe nisja e transaksioneve në tetor 2025 sollën ulje të kostove dhe shpejtim të transfertave. Vetëm në një tremujor u kryen rreth 166 mijë transaksione SEPA, me vlerë totale 2.2 miliardë euro.

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë gent sejko globale guvernatori nafta tensionet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

14:27 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:48 - Qershor 12, 2026

Euro bie për herë të parë nën 95 lekë, sezoni turistik po ushtron presion të ri mbi monedhën europiane

12:42 - Qershor 12, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

gazetar_114:27 - Qershor 12, 20260

Administrata Tatimore ka realizuar kompensimin automatik të tepricës kreditore me detyrimet tatimore të papaguara, në…

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:48 - Qershor 12, 2026

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

13:10 - Qershor 12, 2026

Euro bie për herë të parë nën 95 lekë, sezoni turistik po ushtron presion të ri mbi monedhën europiane

12:42 - Qershor 12, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:27 - Qershor 12, 2026

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

13:48 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:10 - Qershor 12, 2026

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

BSH, SEPA dhe modernizimi i sistemit tonë financiar

14:33 - Qershor 12, 2026

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

14:27 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:48 - Qershor 12, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter