Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sardenja ndalon çadrat e plazhit për vizitorët 10-65 vjeç

17:23 - Qershor 12, 2026

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra raportime për probleme

16:41 - Qershor 12, 2026

Finlanda dhe Irlanda udhëheqin në BE për punën nga shtëpia, Rumania e Bullgaria në vendet e fundit

15:36 - Qershor 12, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sardenja ndalon çadrat e plazhit për vizitorët 10-65 vjeç

17:23 - Qershor 12, 2026 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Autoritetet lokale në ishullin italian të Sardenjës kanë vendosur rregulla të rrepta, për një nga plazhet më të njohura të zonës, duke ndaluar përdorimin e çadrave të plazhit për të gjithë vizitorët e moshës nga 10 deri në 65 vjeç, raportoi BBC.

Masa prek plazhin piktoresk të Punta Molentis, në bregdetin juglindor të Sardenjës, i cili u dëmtua rëndë nga zjarret e mëdha, që përfshinë zonën verën e kaluar.

Flakët shkatërruan një pjesë të plazhit, dunat ranore dhe parkingun përreth.

Sipas autoriteteve të komunës së Villasimius, numri i vizitorëve do të kufizohet në 150 persona në të njëjtën kohë, me qëllim mbrojtjen e ekosistemit të brishtë dhe reduktimin e ndikimit njerëzor.

Kryebashkiaku i Villasimius, Gianluca Dessi ka nënshkruar gjithashtu një urdhër që parashikon pagesë të detyrueshme prej 10 eurosh, për çdo vizitor që mbërrin në plazh me rrugë tokësore, ndërsa ata që vijnë me varkë do të paguajnë 5 euro.

Rregullat e reja kufizojnë hyrjen e automjeteve, në vetëm 70 makina në ditë, deri më 31 tetor. Po ashtu, rezervimi paraprak, për të frekuentuar plazhin do të jetë i detyrueshëm.

Përdorimi i çadrave lejohet vetëm për familjet me fëmijë nën 10 vjeç dhe për personat mbi 65 vjeç.

Vendimi ka shkaktuar reagime të ndryshme. Disa banorë kanë kritikuar masën në rrjetet sociale, duke argumentuar se zgjidhja më efektive për rikuperimin e plazhit do të ishte mbyllja e tij për disa vite.

Në korrik të vitit 2025, pushuesit në Punta Molentis u detyruan të largoheshin me varka, për shkak të zjarreve që arritën deri pranë vijës bregdetare, ndërsa dhjetëra automjete u dogjën në parkingun e plazhit./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
çadrat ndalon Plazhit sardenja vizitorët
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra raportime për probleme

16:41 - Qershor 12, 2026

Finlanda dhe Irlanda udhëheqin në BE për punën nga shtëpia, Rumania e Bullgaria në vendet e fundit

15:36 - Qershor 12, 2026

Trump thotë se po anulon sulmet e reja ndaj Iranit dhe lë të kuptohet për një marrëveshje të mundshme paqeje

20:35 - Qershor 11, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

gazetar_114:27 - Qershor 12, 20260

Administrata Tatimore ka realizuar kompensimin automatik të tepricës kreditore me detyrimet tatimore të papaguara, në…

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:48 - Qershor 12, 2026

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

13:10 - Qershor 12, 2026

Euro bie për herë të parë nën 95 lekë, sezoni turistik po ushtron presion të ri mbi monedhën europiane

12:42 - Qershor 12, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:27 - Qershor 12, 2026

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

13:48 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:10 - Qershor 12, 2026

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

Sardenja ndalon çadrat e plazhit për vizitorët 10-65 vjeç

17:23 - Qershor 12, 2026

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra raportime për probleme

16:41 - Qershor 12, 2026

Finlanda dhe Irlanda udhëheqin në BE për punën nga shtëpia, Rumania e Bullgaria në vendet e fundit

15:36 - Qershor 12, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter