Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Greqia bën gati ligjin, do taksojë të ardhurat nga kriptovalutat me 15%

18:24 - Qershor 5, 2026

Fondi BESA siguron 7 milionë euro financim nga BSTDB për kreditimin e bizneseve

15:38 - Qershor 5, 2026

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

15:34 - Qershor 5, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Fondi BESA siguron 7 milionë euro financim nga BSTDB për kreditimin e bizneseve

15:38 - Qershor 5, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka e Tregtisë dhe Zhvillimit të Detit të Zi (BSTDB) ka miratuar një linjë të re financimi prej 7 milionë eurosh për Fondin BESA, duke synuar zgjerimin e aksesit në kredi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Shqipëri.

Marrëveshja e nënshkruar më 3 qershor shënon vazhdimin e një partneriteti shumëvjeçar mes institucionit financiar ndërkombëtar dhe institucionit më të madh mikrofinanciar jobankar në vend. Kjo është linja e gjashtë e financimit që BSTDB i akordon Fondit BESA që prej nisjes së bashkëpunimit në vitin 2014.

Sipas palëve, fondet e reja do të përdoren për të rritur kreditimin e bizneseve të vogla në zonat urbane, gjysmëurbane dhe rurale, duke synuar mbështetjen e investimeve, rritjen e aktivitetit ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës, veçanërisht në rajonet ku qasja në financim mbetet ende e kufizuar.

Me këtë financim të ri, vlera totale e fondeve të akorduara nga BSTDB përmes Fondit BESA arrin në mbi 34 milionë euro, duke kontribuar në mbështetjen e mijëra sipërmarrësve shqiptarë gjatë më shumë se një dekade bashkëpunimi.

Presidenti i BSTDB-së, Serhat Köksal, theksoi rëndësinë e mbështetjes së bizneseve të vogla për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Mbështetja e bizneseve të vogla është në qendër të mandatit të BSTDB-së, pasi ato janë motorë të rëndësishëm të qëndrueshmërisë ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës. Partneriteti ynë i vazhdueshëm me Fondin BESA pasqyron angazhimin tonë për të përmirësuar aksesin në financim për sipërmarrësit në të gjithë Shqipërinë, përfshirë bizneset e drejtuara nga gratë dhe të rinjtë, si dhe për të nxitur një rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në vend”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Fondit BESA, Prof. Asoc. Dr. Bajram Muçaj, e konsideroi marrëveshjen një hap të rëndësishëm për zgjerimin e aktivitetit kreditues në të gjithë territorin e vendit.

“Jemi të kënaqur të forcojmë më tej partneritetin tonë afatgjatë me Bankën e Tregtisë dhe Zhvillimit të Detit të Zi (BSTDB) përmes kësaj linje të re financimi. Ajo do të na mundësojë të zgjerojmë aksesin në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në të gjithë Shqipërinë, veçanërisht në zonat ku financimi mbetet i kufizuar. Duke mbështetur bizneset e vogla – shtyllë kryesore e punësimit dhe qëndrueshmërisë ekonomike – synojmë të kontribuojmë në krijimin e vendeve të punës, gjenerimin e të ardhurave dhe një zhvillim më gjithëpërfshirës e të qëndrueshëm në mbarë vendin”, tha Muçaj.

Fondi BESA është institucioni më i madh mikrofinanciar jobankar në Shqipëri. I themeluar në vitin 1994, ai operon përmes një rrjeti prej 66 degësh në të gjithë vendin, me rreth 30 mijë klientë aktivë dhe një portofol kredie që tejkalon 160 milionë euro. Institucioni renditet prej vitesh ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri dhe ka si mision mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe uljen e varfërisë përmes financimit të sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

BSTDB është institucioni financiar ndërkombëtar i vendeve të rajonit të Detit të Zi, me aksionerë themelues Shqipërinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Gjeorgjinë, Greqinë, Moldavinë, Rumaninë, Rusinë, Turqinë dhe Ukrainën. Me seli në Selanik dhe një kapital të autorizuar prej 3.45 miliardë eurosh, banka financon projekte zhvillimore, tregtare dhe investuese në sektorin publik dhe privat të vendeve anëtare.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
Banka e Tregtisë dhe Zhvillimit të Detit të Zi bizneseve financim fondi besa kreditimin
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Sigurimi i detyrueshëm i banesave drejt finalizimit, Malaj: Gati në fund të qershorit

11:46 - Qershor 5, 2026

Kompanitë Fintech kërkojnë ndërlidhje me sistemet shtetërore, digjitalizim dhe lehtësim të procedurave

06:02 - Qershor 5, 2026

Të dhënat e AKEP, 52% e kërkesave për portimin e numrit u refuzuan nga operatorët në 2025

05:58 - Qershor 5, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

gazetar_215:34 - Qershor 5, 20260

Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës…

Produktet e markave ndërkombëtare në Shqipëri kushtojnë 83% më shtrenjtë se në BE

14:47 - Qershor 5, 2026

ACI Europe: TIA mes aeroporteve me performancën më të fortë në Europë në prill

13:10 - Qershor 5, 2026

Shtrëngohen filtrat për lejet mjedisore për industrinë, fund epokës së vetëdeklarimeve

13:09 - Qershor 5, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:34 - Qershor 5, 2026

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

14:47 - Qershor 5, 2026

Produktet e markave ndërkombëtare në Shqipëri kushtojnë 83% më shtrenjtë se në BE

13:10 - Qershor 5, 2026

ACI Europe: TIA mes aeroporteve me performancën më të fortë në Europë në prill

Greqia bën gati ligjin, do taksojë të ardhurat nga kriptovalutat me 15%

18:24 - Qershor 5, 2026

Fondi BESA siguron 7 milionë euro financim nga BSTDB për kreditimin e bizneseve

15:38 - Qershor 5, 2026

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

15:34 - Qershor 5, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter