Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Kompanitë Fintech kërkojnë ndërlidhje me sistemet shtetërore, digjitalizim dhe lehtësim të procedurave

06:02 - Qershor 5, 2026

Flasin ekspertët: “Ylli” i bujqësisë duhet të kalojë testin në praktikë

06:00 - Qershor 5, 2026

Të dhënat e AKEP, 52% e kërkesave për portimin e numrit u refuzuan nga operatorët në 2025

05:58 - Qershor 5, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Të dhënat e AKEP, 52% e kërkesave për portimin e numrit u refuzuan nga operatorët në 2025

05:58 - Qershor 5, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Portabiliteti i numrit vijon të konsiderohet një nga instrumentet kryesore për rritjen e konkurrencës në tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri, duke u dhënë përdoruesve mundësinë të ruajnë numrin e tyre telefonik edhe kur ndërrojnë operatorin që u ofron shërbimin publik telefonik.

Sipas raportit vjetor të Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), kjo e drejtë shihet si një faktor i rëndësishëm për maksimizimin e përfitimeve të përdoruesve fundorë, pasi lehtëson procesin e zgjedhjes dhe ndërrimit të operatorit, duke nxitur njëkohësisht konkurrencën efektive mes kompanive që operojnë në tregun e komunikimeve elektronike.

Të dhënat e raportit tregojnë se gjatë vitit 2025 u portuan me sukses 13.996 numra në total, celularë dhe fiks. Nga këto, 13.910 ishin numra celularë, me një rënie prej 28% krahasuar me vitin 2024. Ndërkohë, vetëm 86 numra fiks u portuan gjatë vitit, me një rënie edhe më të fortë prej 50% në raport me një vit më parë.

AKEP vlerëson se numri total i portimeve të realizuara që prej nisjes së këtij shërbimi në vitin 2012 deri në fund të vitit 2025 ka arritur në 1.37 milionë numra celularë dhe rreth 20 mijë numra fiks.

Megjithatë nga të dhënat rezulton se niveli i refuzimeve për kërkesat e portimit mbetet ende i lartë. Përqindja e kërkesave të refuzuara nga operatorët celularë dhënës gjatë vitit 2025 ishte në nivelet 51-52%, megjithëse kjo përbën një ulje të lehtë prej 1-2 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar.

Për të adresuar problematikat që lidhen me refuzimin e kërkesave për portim numri, përfshirë normën e lartë të refuzimeve, AKEP përgatiti gjatë vitit 2025 një rregullore të re për portabilitetin e numrit.

Sipas raportit, ndryshimet e propozuara përfshijnë një sërë masash të reja në krahasim me Rregulloren nr.43/2016 “Për mënyrën e zbatimit të portabilitetit të numrit”, e ndryshuar. Këto ndryshime lidhen edhe me forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve në tregun e komunikimeve elektronike. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
akep fiks portabiliteti rregullorja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Kompanitë Fintech kërkojnë ndërlidhje me sistemet shtetërore, digjitalizim dhe lehtësim të procedurave

06:02 - Qershor 5, 2026

Flasin ekspertët: “Ylli” i bujqësisë duhet të kalojë testin në praktikë

06:00 - Qershor 5, 2026

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kompanitë Fintech kërkojnë ndërlidhje me sistemet shtetërore, digjitalizim dhe lehtësim të procedurave

gazetar_106:02 - Qershor 5, 20260

Institucionet e parasë elektronike dhe institucionet e pagesave kërkojnë ndërlidhje dhe një integrim më të…

Flasin ekspertët: “Ylli” i bujqësisë duhet të kalojë testin në praktikë

06:00 - Qershor 5, 2026

Të dhënat e AKEP, 52% e kërkesave për portimin e numrit u refuzuan nga operatorët në 2025

05:58 - Qershor 5, 2026

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:02 - Qershor 5, 2026

Kompanitë Fintech kërkojnë ndërlidhje me sistemet shtetërore, digjitalizim dhe lehtësim të procedurave

06:00 - Qershor 5, 2026

Flasin ekspertët: “Ylli” i bujqësisë duhet të kalojë testin në praktikë

05:58 - Qershor 5, 2026

Të dhënat e AKEP, 52% e kërkesave për portimin e numrit u refuzuan nga operatorët në 2025

Kompanitë Fintech kërkojnë ndërlidhje me sistemet shtetërore, digjitalizim dhe lehtësim të procedurave

06:02 - Qershor 5, 2026

Flasin ekspertët: “Ylli” i bujqësisë duhet të kalojë testin në praktikë

06:00 - Qershor 5, 2026

Të dhënat e AKEP, 52% e kërkesave për portimin e numrit u refuzuan nga operatorët në 2025

05:58 - Qershor 5, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter