Është firmosur kontrata për modernizimin e 11 nënstacioneve në Tiranë dhe Durrës, në kuadër të projektit “Programi i Investimeve për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike I”, financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim – KfW.
Ky projekt ka për qëllim të rrisë kapacitetin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë – OSSH, të reduktojë humbjet si dhe të garantojë sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike.
Kontrata është pjesë e Lotit III dhe ka për qëllim rikonstruksionin e n/stacioneve, adaptimin për të operuar/manovruar online, përmes sistemit SCADA.
Investimi sjell avantazhe për klientët pasi eviton/parandalon avarinë që mund të vijnë nga ngarkesat në rrjetin elektrik dhe redukton kohën e manovrimit në objekt, pasi veprimet kryhen në distancë.
Aktualisht OSHEE Group është duke zhvilluar disa investime të rëndësishme.
