Mbyll menynë
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • SQ
    • SQ
    • EN

Mali i Zi ndryshon taksimin e pagave nga 1 janari, paga minimale deri në 1400 euro

6 orë më parë

Gjiganti francez fiton garën për parkun eolik 98 MW në Kosovë

6 orë më parë

Zgjedhjet që mund të trondisin Evropën

7 orë më parë
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
Ekofin
Abonohu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • SQ
    • SQ
    • EN
Ekofin
Kursi zyrtar BSH
EUR 89,76 ■ 0,00 USD 81,89 ▲ 0,10 GBP 107,47 ▲ 0,24 CHF 97,98 ▼ 0,08 Mali i Zi ndryshon taksimin e pagave nga 1 janari, paga minimale deri në 1400 euro Gjiganti francez fiton garën për parkun eolik 98 MW në Kosovë Zgjedhjet që mund të trondisin Evropën Dëbora mbulon akset rrugore në veri dhe juglindje, rrugët të kalueshme 16,77 milionë euro të tjera për mbetjet në Elbasan pas milionave për inceneratorin Laboratorët e AKU pa akreditim, KLSH ngre alarmin për kontrollin e miellit dhe bukës Sigurimi i pronës drejt mbylljes së vitit me rënie, dëmet e paguara rriten me 25% Atraksionet më të mira turistike në Europë për familjet në vitin 2027, sipas turistëve EUR 89,76 ■ 0,00 USD 81,89 ▲ 0,10 GBP 107,47 ▲ 0,24 CHF 97,98 ▼ 0,08 Mali i Zi ndryshon taksimin e pagave nga 1 janari, paga minimale deri në 1400 euro Gjiganti francez fiton garën për parkun eolik 98 MW në Kosovë Zgjedhjet që mund të trondisin Evropën Dëbora mbulon akset rrugore në veri dhe juglindje, rrugët të kalueshme 16,77 milionë euro të tjera për mbetjet në Elbasan pas milionave për inceneratorin Laboratorët e AKU pa akreditim, KLSH ngre alarmin për kontrollin e miellit dhe bukës Sigurimi i pronës drejt mbylljes së vitit me rënie, dëmet e paguara rriten me 25% Atraksionet më të mira turistike në Europë për familjet në vitin 2027, sipas turistëve
Home » Shqipëria, vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me teknologjinë Vodafone për komunikimet në emergjenca
Të tjera

Shqipëria, vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me teknologjinë Vodafone për komunikimet në emergjenca

28 Nëntor 2026 · 07:35Nga ekofin gazetar5 min lexim
Facebook WhatsApp Viber Twitter LinkedIn Copy Link
Ndaj
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që, përmes teknologjisë Instant Network të Vodafone Foundation, mundëson rikthimin e komunikimeve në situata emergjencash civile. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, Bashkia Durrës organizoi një ushtrim simulues në shkallë të gjerë, të titulluar “Menaxhimi i një Përmbytjeje të Madhe në Bashkinë Durrës”, me qëllim testimin e gatishmërisë institucionale, koordinimit ndërmjet strukturave përgjegjëse dhe kapaciteteve të reagimit ndaj fatkeqësive natyrore.

Aktiviteti bëri bashkë institucione qendrore dhe vendore, struktura operacionale, organizata ndërkombëtare dhe lokale, partnerë të sektorit privat dhe vullnetarë, duke krijuar një skenar realist të menaxhimit të një emergjence civile. Një nga elementet më të rëndësishme të këtij ushtrimi ishte përfshirja e teknologjisë Instant Network të Vodafone Foundation, e cila mundëson rikthimin e komunikimeve celulare në zonat e prekura nga fatkeqësitë, në rastet kur infrastruktura tradicionale e telekomunikacionit është dëmtuar ose ka dalë jashtë funksionit. Përmes këtij kapaciteti, Shqipëria shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e gatishmërisë teknologjike për përballimin e emergjencave civile, duke u bërë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që përfshin këtë zgjidhje në mbështetje të komunikimeve gjatë situatave të krizës.

Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që, përmes teknologjisë Instant Network të Vodafone Foundation, mundëson rikthimin e komunikimeve në situata emergjencash civile.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, Bashkia Durrës organizoi një ushtrim simulues në shkallë të gjerë, të titulluar “Menaxhimi i një Përmbytjeje të Madhe në Bashkinë Durrës”, me qëllim testimin e gatishmërisë institucionale, koordinimit ndërmjet strukturave përgjegjëse dhe kapaciteteve të reagimit ndaj fatkeqësive natyrore.

Aktiviteti bëri bashkë institucione qendrore dhe vendore, struktura operacionale, organizata ndërkombëtare dhe lokale, partnerë të sektorit privat dhe vullnetarë, duke krijuar një skenar realist të menaxhimit të një emergjence civile. Një nga elementet më të rëndësishme të këtij ushtrimi ishte përfshirja e teknologjisë Instant Network të Vodafone Foundation, e cila mundëson rikthimin e komunikimeve celulare në zonat e prekura nga fatkeqësitë, në rastet kur infrastruktura tradicionale e telekomunikacionit është dëmtuar ose ka dalë jashtë funksionit. Përmes këtij kapaciteti, Shqipëria shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e gatishmërisë teknologjike për përballimin e emergjencave civile, duke u bërë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që përfshin këtë zgjidhje në mbështetje të komunikimeve gjatë situatave të krizës.

Ushtrimi simuloi një skenar përmbytjesh të mëdha në territorin e Bashkisë Durrës, duke vënë në provë të gjithë zinxhirin e menaxhimit të emergjencave: nga paralajmërimi i hershëm dhe aktivizimi i institucioneve, te shkëmbimi i informacionit, koordinimi ndërinstitucional, mobilizimi i burimeve dhe ndërhyrja në terren. Pjesëmarrësit vepruan sipas roleve dhe përgjegjësive të tyre reale, duke simuluar vendimmarrjen në kushte presioni, evakuimin e familjeve, mbrojtjen e grupeve vulnerabël, si dhe menaxhimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike, furnizimit me ujë dhe shërbimeve të komunikimit.

Aktiviteti u drejtua dhe koordinua nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim (GIZ) në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Bashkia Durrës, në partneritet me Fondacionin Vodafone në Shqipëri dhe Kryqin e Kuq Shqiptar.

“Kur donatorët bashkojnë forcat në kuadër të një programi të përbashkët, përcjellin një mesazh të qartë: bashkëpunimi dhe koordinimi sjellin rezultate më të qëndrueshme. Në vend të shumë projekteve të fragmentuara, secili me objektivat dhe qasjen e vet, krijohet një sistem i integruar dhe koherent i paralajmërimit të hershëm, i harmonizuar me prioritetet kombëtare dhe standardet ndërkombëtare. Kjo qasje jo vetëm që kontribuon në forcimin afatgjatë të institucioneve, por siguron edhe një platformë të përbashkët për partnerët shqiptarë, duke shmangur mbivendosjen e përpjekjeve dhe fragmentimin e burimeve.”- u shpreh Jule Petra Schulz Drejtoreshë e GIZ në Shqipëri.

Një moment i rëndësishëm i ushtrimit ishte demonstrimi i teknologjisë Instant Network të Fondacionit Vodafone në Shqipëri. Përmes lidhjes satelitore, ekipi i vullnetarëve mundësoi komunikimin mes strukturave operacionale dhe aksesin në internet në zonën e simuluar të përmbytjes, duke dëshmuar rëndësinë e komunikimit të pandërprerë në situata emergjente.

“Përmes Instant Network, ne bashkëpunojmë me institucionet shtetërore, strukturat e reagimit dhe komunitetet lokale për të forcuar gatishmërinë, për të zhvilluar kapacitetet vendore dhe për të garantuar rikthimin e shpejtë të komunikimeve në momentet kur ato nevojiten më shumë. Krijimi i qendrës Instant Network në Shqipëri dhe partneriteti me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile përbëjnë hapa të rëndësishëm drejt integrimit të zgjidhjeve të qëndrueshme të komunikimit në sistemin kombëtar të reagimit ndaj emergjencave. Kjo do t’u mundësojë komuniteteve të reagojnë më shpejt, të rikuperohen më lehtë dhe të jenë më të përgatitura për krizat e së ardhmes.” – u shpreh Lisa Felton, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Vodafone & Drejtuese për Biznesin e Qëndrueshëm dhe të Drejtat e Njeriut në Vodafone.

Ushtrimi shërbeu për të testuar kapacitetet e reagimit, për të identifikuar nevojat për përmirësim dhe për të forcuar koordinimin ndërinstitucional në menaxhimin e emergjencave civile.

Në kuadër të aktivitetit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Fondacioni Vodafone në Shqipëri nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi për forcimin e reagimit ndaj emergjencave përmes teknologjisë dhe rrjetit global të vullnetarëve të Instant Network.

Raporto një artikull joetik te Aleanca për Media Etike
Tirana Bank - Cashback Wizz Air
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bashkia durrës Fondacioni Vodafone giz Instat Network Kryqin e Kuq Shqiptar vodafone albania
Ndaj. Facebook WhatsApp Viber Twitter LinkedIn Copy Link
ekofin gazetar

Related Posts

Albania, the first country in Western Balkan to use Vodafone technology for emergency communications

28 Nëntor 2026

OTP Bank Albania prezanton depozitat me interes të përshkallëzuar, norma rritet çdo gjashtë muaj

25 Nëntor 2026

IQOS Curious Studio: Kur arti, teknologjia dhe kurioziteti takohen në një eksperiencë të re

23 Nëntor 2026
Lini një koment Cancel Reply

Më të lexuarat

Evazion fiskal dhe fshehje të të ardhurave, Xhensila Myrtezaj dërgohet për gjykim

22 Nëntor 2026

Plan për të ndryshuar hyrjen e Tiranës, rrugë e re me 4 korsi Rinas-Paskuqan

25 Nëntor 2026

Kreditë për shtëpi, deri në 6 mln lekë me interes zero dhe deri në 200 mln lekë me interes 3%

26 Nëntor 2026

Fation Shehu nis “pastrimin” e Doganave, largohen drejtuesit e Tiranës dhe Durrësit

26 Nëntor 2026

Ndryshon ligji për spitalet publike, kontrata me privatët dhe shpërblime për mjekët sipas performancës

26 Nëntor 2026
Të fundit

Mali i Zi ndryshon taksimin e pagave nga 1 janari, paga minimale deri në 1400 euro

6 orë më parë

Gjiganti francez fiton garën për parkun eolik 98 MW në Kosovë

6 orë më parë

Zgjedhjet që mund të trondisin Evropën

7 orë më parë

Dëbora mbulon akset rrugore në veri dhe juglindje, rrugët të kalueshme

8 orë më parë

16,77 milionë euro të tjera për mbetjet në Elbasan pas milionave për inceneratorin

10 orë më parë
Reklamë
Kredo.al – kredi me një këst Fondi BESA – mbështesim biznesin tuaj ABI Bank – Kredia Hipotekore Premier
Rreth nesh
Rreth nesh

Gjithçka nis nga Ekonomia.

  • Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare.
  • Qytetarët në fokus. Në mbrojtje të bizneseve.
  • Gjithçka për transparencën.
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
Kontakt

NIPT: M61816014C

Email: [email protected]

Raporto një artikull joetik te Aleanca për Media Etike
© 2026 Ekofin.

Shkruani më lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.