Mbyll menynë
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • SQ
    • SQ
    • EN

16,77 milionë euro të tjera për mbetjet në Elbasan pas milionave për inceneratorin

54 minuta më parë

Laboratorët e AKU pa akreditim, KLSH ngre alarmin për kontrollin e miellit dhe bukës

1 orë më parë

Sigurimi i pronës drejt mbylljes së vitit me rënie, dëmet e paguara rriten me 25%

1 orë më parë
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
Ekofin
Abonohu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • SQ
    • SQ
    • EN
Ekofin
Kursi zyrtar BSH
EUR 89,76 ■ 0,00 USD 81,89 ▲ 0,10 GBP 107,47 ▲ 0,24 CHF 97,98 ▼ 0,08 16,77 milionë euro të tjera për mbetjet në Elbasan pas milionave për inceneratorin Laboratorët e AKU pa akreditim, KLSH ngre alarmin për kontrollin e miellit dhe bukës Sigurimi i pronës drejt mbylljes së vitit me rënie, dëmet e paguara rriten me 25% Atraksionet më të mira turistike në Europë për familjet në vitin 2027, sipas turistëve Vendet më të mira dhe më të këqija në Evropë për të rinjtë që kërkojnë punë Miliardat në lojë për naftën, Argjentina humbet betejën me Britaninë Si fast-foods fshijnë kujtesën Prodhimi bujqësor mund të mbetet pa u vjelë kur shitja nuk mbulon kostot EUR 89,76 ■ 0,00 USD 81,89 ▲ 0,10 GBP 107,47 ▲ 0,24 CHF 97,98 ▼ 0,08 16,77 milionë euro të tjera për mbetjet në Elbasan pas milionave për inceneratorin Laboratorët e AKU pa akreditim, KLSH ngre alarmin për kontrollin e miellit dhe bukës Sigurimi i pronës drejt mbylljes së vitit me rënie, dëmet e paguara rriten me 25% Atraksionet më të mira turistike në Europë për familjet në vitin 2027, sipas turistëve Vendet më të mira dhe më të këqija në Evropë për të rinjtë që kërkojnë punë Miliardat në lojë për naftën, Argjentina humbet betejën me Britaninë Si fast-foods fshijnë kujtesën Prodhimi bujqësor mund të mbetet pa u vjelë kur shitja nuk mbulon kostot
Home » 16,77 milionë euro të tjera për mbetjet në Elbasan pas milionave për inceneratorin
Green

16,77 milionë euro të tjera për mbetjet në Elbasan pas milionave për inceneratorin

29 Nëntor 2026 · 07:30Nga ekofin gazetar4 min lexim
Facebook WhatsApp Viber Twitter LinkedIn Copy Link
Ndaj
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pasi investoi rreth 21,6 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe ndërkohë që për vitin 2027 parashikohet transportimi i mbetjeve urbane drejt Shkodrës, duke qënë se praktikisht inceneratori nuk funksionon,  qeveria ka përfshirë në listën e investimeve me rëndësi kombëtare një projekt të ri prej 16,77 milionë eurosh për infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve në Elbasan.

Përveçse jashtë funksionit, inceneratori i Elbasanit ka qënë në qendër të hetimeve të SPAK me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre për zyrtarët e përfshirë. Së fundmi edhe administratori i shoqërisë administruese ECI-ELB po hetohet për marrje rryshfeti.

Investimi i ri, i propozuar së fundmi nga Ministria e Mjedisit, është klasifikuar menjëherë si i maturuar, me nivel prioriteti institucional A dhe renditet në nënsektorin e menaxhimit të mbetjeve dhe landfilleve.

Përfshirja e projektit në listën e investimeve prioritare vjen në një moment kur Elbasani, pavarësisht investimeve të kryera ndër vite, ende nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Pas 21,6 milionë eurove për inceneratorin, mbetjet drejt Shkodrës

Sipas Planit Kombëtar Sektorial për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta, të publikuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, kostoja e investimit për impiantin e incenerimit në Elbasan ishte rreth 21,6 milionë euro.

Impianti, i ndërtuar në Bradashesh në kuadër të një kontrate koncesionare, synonte t’i jepte zgjidhje afatgjatë trajtimit të mbetjeve urbane, duke mundësuar edhe prodhimin e energjisë prej tyre.

Por, pas problemeve të vazhdueshme me funksionimin e inceneratorit dhe kalimit të administrimit të tij te shoqëria publike ECO-ELB, dokumentet e projektbuxhetit 2027 parashikojnë një tjetër skemë për menaxhimin e mbetjeve.

Siç ka raportuar më herët Ekofin.al, tetë bashki, Elbasan, Librazhd, Rrogozhinë, Peqin, Cërrik, Belsh, Prrenjas dhe Gramsh, parashikohet të përfitojnë financime për transportimin e mbetjeve urbane drejt zonës së menaxhimit të mbetjeve në Shkodër.

Për këtë qëllim parashikohen transferta nga buxheti i shtetit, ndërsa bashkitë do të duhet të kontribuojnë edhe me të ardhurat e tyre.

Kështu, krahas kostove të investimit dhe administrimit të infrastrukturës ekzistuese në Elbasan, financave publike do t’u shtohet edhe fatura e transportimit të mbetjeve drejt një zone tjetër të vendit.

Në të njëjtën kohë, qeveria planifikon tashmë një tjetër investim prej afro 17 milionë eurosh në Elbasan, pa sqaruar nëse transportimi i mbetjeve drejt Shkodrës do të jetë një zgjidhje e përkohshme deri në realizimin e projektit të ri.

Vetëm kostoja e mëparshme e ndërtimit të inceneratorit dhe vlera indikative e projektit të ri arrijnë së bashku në rreth 38,37 milionë euro, pa përfshirë shpenzimet e administrimit, mirëmbajtjes dhe transportit të mbetjeve.

Elbasani përballet edhe me 1,5 milion tonë mbetje industriale

Problematika e mbetjeve në Elbasan nuk kufizohet vetëm te ato urbane. Qyteti përballet prej dekadash edhe me pasojat e ndotjes së trashëguar nga industria e rëndë.

Siç ka raportuar Ekofin.al, mbi 1,5 milion tonë mbetje industriale me metale të rënda vijojnë të jenë të depozituara në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në auditimin për ndotjen e mjedisit në bashkitë Elbasan dhe Krujë gjatë periudhës 2023–2025, ka evidentuar mungesën e një plani konkret për largimin dhe trajtimin e këtyre mbetjeve, të cilat ndikojnë në ndotjen e tokës, ujërave nëntokësore dhe lumit Shkumbin.

Mbetet e paqartë nëse projekti i ri prej 16,77 milionë eurosh do të adresojë edhe ndotjen industriale të trashëguar. Emërtimi i përgjithshëm i investimit në dokumentin qeveritar nuk specifikon kategoritë e mbetjeve që do të trajtohen.

Afro 60 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve në tri zona

Me përfshirjen e Elbasanit, numri i projekteve të maturuara për infrastrukturën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në listën e investimeve kombëtare rritet nga dy në tre.

Në listën e korrikut figuronte projekti për zonën e mbetjeve të Kukësit, me vlerë indikative prej 18 milionë eurosh, si dhe ai për zonën Vlorë–Gjirokastër, me vlerë 25 milionë euro.

Me shtimin e Elbasanit, vlera e kombinuar e këtyre investimeve arrin në 59,77 milionë euro, nga 43 milionë euro që ishte në korrik, duke shënuar një rritje prej 39%. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al

Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “ekofin.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Raporto një artikull joetik te Aleanca për Media Etike
Tirana Bank - Cashback Wizz Air
elbasan inceneratori mbetjet menaxhimin
Ndaj. Facebook WhatsApp Viber Twitter LinkedIn Copy Link
ekofin gazetar

Related Posts

Laboratorët e AKU pa akreditim, KLSH ngre alarmin për kontrollin e miellit dhe bukës

1 orë më parë

Sigurimi i pronës drejt mbylljes së vitit me rënie, dëmet e paguara rriten me 25%

1 orë më parë

Prodhimi bujqësor mund të mbetet pa u vjelë kur shitja nuk mbulon kostot

17 orë më parë
Lini një koment Cancel Reply

Më të lexuarat

Evazion fiskal dhe fshehje të të ardhurave, Xhensila Myrtezaj dërgohet për gjykim

22 Nëntor 2026

Plan për të ndryshuar hyrjen e Tiranës, rrugë e re me 4 korsi Rinas-Paskuqan

25 Nëntor 2026

Kreditë për shtëpi, deri në 6 mln lekë me interes zero dhe deri në 200 mln lekë me interes 3%

26 Nëntor 2026

Fation Shehu nis “pastrimin” e Doganave, largohen drejtuesit e Tiranës dhe Durrësit

26 Nëntor 2026

Ndryshon ligji për spitalet publike, kontrata me privatët dhe shpërblime për mjekët sipas performancës

26 Nëntor 2026
Të fundit

16,77 milionë euro të tjera për mbetjet në Elbasan pas milionave për inceneratorin

54 minuta më parë

Laboratorët e AKU pa akreditim, KLSH ngre alarmin për kontrollin e miellit dhe bukës

1 orë më parë

Sigurimi i pronës drejt mbylljes së vitit me rënie, dëmet e paguara rriten me 25%

1 orë më parë

Atraksionet më të mira turistike në Europë për familjet në vitin 2027, sipas turistëve

8 orë më parë

Vendet më të mira dhe më të këqija në Evropë për të rinjtë që kërkojnë punë

8 orë më parë
Reklamë
Kredo.al – kredi me një këst Fondi BESA – mbështesim biznesin tuaj ABI Bank – Kredia Hipotekore Premier
Rreth nesh
Rreth nesh

Gjithçka nis nga Ekonomia.

  • Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare.
  • Qytetarët në fokus. Në mbrojtje të bizneseve.
  • Gjithçka për transparencën.
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
Kontakt

NIPT: M61816014C

Email: [email protected]

Raporto një artikull joetik te Aleanca për Media Etike
© 2026 Ekofin.

Shkruani më lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.