Mbyll menynë
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • SQ
    • SQ
    • EN

Kriza energjetike rëndon çmimet në Kosovë, inflacioni arrin në 7.1% në tetor

23 minuta më parë

Tatimi i ri mbi pagat, kush përfiton dhe kush paguan më shumë?

24 minuta më parë

Moti i keq lë disa zona pa energji, 5 avionë devijojnë nga Tirana

26 minuta më parë
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
Ekofin
Abonohu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • SQ
    • SQ
    • EN
Ekofin
Kursi zyrtar BSH
EUR 89,78 ▼ 0,24 USD 81,89 ▲ 0,07 GBP 107,35 ▼ 0,37 CHF 97,26 ▲ 0,09 Kriza energjetike rëndon çmimet në Kosovë, inflacioni arrin në 7.1% në tetor Tatimi i ri mbi pagat, kush përfiton dhe kush paguan më shumë? Moti i keq lë disa zona pa energji, 5 avionë devijojnë nga Tirana Nga sot transfertat bankare në Shqipëri bëhen në kohë reale, deri në 40 mijë lekë pa komision Të gjithë “të fiksuar” pas Muçit, në një muaj i dërgojnë pyetje pafund Një ambasador amerikan në Bordin e Iute Bank në Ukrainë Diploma nuk mjafton më, Europa po kalon drejt punësimit bazuar te aftësitë Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë deri në 929 milionë dollarë investime private EUR 89,78 ▼ 0,24 USD 81,89 ▲ 0,07 GBP 107,35 ▼ 0,37 CHF 97,26 ▲ 0,09 Kriza energjetike rëndon çmimet në Kosovë, inflacioni arrin në 7.1% në tetor Tatimi i ri mbi pagat, kush përfiton dhe kush paguan më shumë? Moti i keq lë disa zona pa energji, 5 avionë devijojnë nga Tirana Nga sot transfertat bankare në Shqipëri bëhen në kohë reale, deri në 40 mijë lekë pa komision Të gjithë “të fiksuar” pas Muçit, në një muaj i dërgojnë pyetje pafund Një ambasador amerikan në Bordin e Iute Bank në Ukrainë Diploma nuk mjafton më, Europa po kalon drejt punësimit bazuar te aftësitë Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë deri në 929 milionë dollarë investime private
Home » Moti i keq lë disa zona pa energji, 5 avionë devijojnë nga Tirana
Aktualitet

Moti i keq lë disa zona pa energji, 5 avionë devijojnë nga Tirana

23 Nëntor 2026 · 13:18Nga ekofin gazetar2 min lexim
Facebook WhatsApp Viber Twitter LinkedIn Copy Link
Ndaj
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Moti i keq që ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit ka shkaktuar problematika në disa zona, kryesisht në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, akset rrugore dhe trafikun ajror.

Në rrjetin elektrik janë aktualisht 52 fidera jashtë pune, kryesisht në zonat rurale të Matit, Mirditës, Lushnjës dhe Bajram Currit. Ndërhyrjet për riparimin e defekteve po përballen me vështirësi për shkak të distancave të mëdha të rrjetit dhe terrenit të vështirë.

Ndërkohë, sistemi i transmetimit të energjisë elektrike vijon të funksionojë normalisht. Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV, si dhe nënstacionet, janë në operim. Gjithashtu, linjat 35 kV dhe fiderat që furnizojnë hidrovorët janë në punë.

Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset nacionale, por në disa rrugë janë evidentuar rënie gurësh dhe inertesh, duke kërkuar ndërhyrjen e ekipeve të mirëmbajtjes.

Problematika raportohen në akset Bogë–Theth, Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit–Qafë Morinë, Sopot–Kërnajë, Qafë Mejdan–Tropojë–Bucaj, Bajram Curri–Fierzë, Sopot–Kam, Dushaj–Lekbibaj, Kukës–Bushtricë, Krumë–Qafë Prush, Kryqëzimi Plepa–Kam Tropojë, Kukës–Shishtavec dhe Rrëshen–Shpal–Qafë Bene.

Në aksin Qafë Thore janë regjistruar reshje shiu të përziera me dëborë, por rruga është mbajtur e pastër dhe e kalueshme.

Prurjet natyrore në kaskadën e Drinit janë rritur, me 800 metra kub ujë në sekondë në HEC Koman, 250 m³/s në HEC Fierzë dhe 50 m³/s në HEC Vau i Dejës.

Furnizimi me ujë të pijshëm paraqitet normal në të gjitha shoqëritë, pa problematika të raportuara. Përjashtim ka bërë zona e Shkozetit, ku është evidentuar bllokim i rrugës, i cili është menaxhuar nga strukturat përgjegjëse.

Në Portin e Durrësit, tragetet kanë mbërritur sipas orarit dhe përpunimi i kontejnerëve vijon normalisht. Megjithatë, reshjet kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin e një pjese të mallrave.

Problematika janë evidentuar edhe në trafikun ajror. Vështirësitë për ulje në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kanë detyruar pesë avionë të devijojnë drejt aeroporteve alternative, pasi nuk kanë mundur të ulen në Tiranë. Ngritjet e avionëve nga aeroporti i Tiranës vijojnë normalisht. /ekofin.al

Raporto një artikull joetik te Aleanca për Media Etike
hec inerte keq moti problematika
Ndaj. Facebook WhatsApp Viber Twitter LinkedIn Copy Link
ekofin gazetar

Related Posts

Kriza energjetike rëndon çmimet në Kosovë, inflacioni arrin në 7.1% në tetor

23 minuta më parë

Tatimi i ri mbi pagat, kush përfiton dhe kush paguan më shumë?

24 minuta më parë

Nga sot transfertat bankare në Shqipëri bëhen në kohë reale, deri në 40 mijë lekë pa komision

53 minuta më parë
Lini një koment Cancel Reply

Më të lexuarat

Evazion fiskal dhe fshehje të të ardhurave, Xhensila Myrtezaj dërgohet për gjykim

22 Nëntor 2026

Ndryshon ligji për regjistrimin e biznesit, certifikim vjetor i aktivitetit dhe gjoba 60 mijë lekë për shkeljet

18 Nëntor 2026

Riorganizohet transporti ndërqytetës, bashkohen linjat dhe hapen itinerare të reja

16 Nëntor 2026

Pas abuzimeve me fondet IPARD, subvencionet bujqësore do të monitorohen me satelit, abuzuesit do t’i kthejnë bashkë me interesat

20 Nëntor 2026

Kuvendi miraton ligjin e ri për strehimin, kredi me interes 0% dhe subvencionim deri në 50% të qirasë

19 Nëntor 2026
Të fundit

Kriza energjetike rëndon çmimet në Kosovë, inflacioni arrin në 7.1% në tetor

23 minuta më parë

Tatimi i ri mbi pagat, kush përfiton dhe kush paguan më shumë?

24 minuta më parë

Moti i keq lë disa zona pa energji, 5 avionë devijojnë nga Tirana

26 minuta më parë

Nga sot transfertat bankare në Shqipëri bëhen në kohë reale, deri në 40 mijë lekë pa komision

53 minuta më parë

Të gjithë “të fiksuar” pas Muçit, në një muaj i dërgojnë pyetje pafund

1 orë më parë
Reklamë
Kredo.al – kredi me një këst Fondi BESA – mbështesim biznesin tuaj ABI Bank – Kredia Hipotekore Premier
Rreth nesh
Rreth nesh

Gjithçka nis nga Ekonomia.

  • Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare.
  • Qytetarët në fokus. Në mbrojtje të bizneseve.
  • Gjithçka për transparencën.
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
Kontakt

NIPT: M61816014C

Email: [email protected]

Raporto një artikull joetik te Aleanca për Media Etike
© 2026 Ekofin.

Shkruani më lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.