Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Eksportet rikthehen në rritje, por hendeku tregtar thellohet. Importet arrijnë 81 miliardë lekë në maj

11:27 - Qershor 17, 2026

Nafta bie me 4 lekë, Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

11:22 - Qershor 17, 2026

Rritja e pagave dhe konsumit mbush arkën e shtetit: Të ardhurat në pesëmujor

11:11 - Qershor 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rama: “Smart City Albania”, identifikim në kohë reale i shkelësve të ligjit

13:21 - Dhjetor 19, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti “Smart City Albania” e rendit Shqipërinë në nivelin më të lartë të përdorimit të teknologjisë në drejtim të standardeve të sigurisë.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e nisjes së zbatimit të këtij projekti, Rama u ndal tek ndikimi që do të ketë instalimi i sistemit të sigurisë përmes kamerave inteligjente në monitorimin e rrugëve të qyteteve, shkollave, mjediseve të tjera publike dhe mjedisit po ashtu.

Kryeministri solli në vëmendje shembullin e Jordanisë, që renditet ndër tre vendet më të sigurta të botës, falë edhe zbatimit të këtij projekti.

“Kur fola me disa prej përfaqësuesve të lartë të atij vendi lidhur me sigurinë fjala e përbashkët dhe e parë në përgjigje ishte ‘Smart City’ me teknologjinë nga Abu Dhabi”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi se ky nuk është një projekt kamerash dhe as një projekt mbikëqyrje me kamera apo mbikëqyrje e trupave të policisë përmes leximit të kamerës.

“Ky është një projekt që në sekondën kur fillon dhe vihet në jetë rrit në mënyrë eksponenciale kapacitetin policor në kohë reale. Ky është një projekt që i jep Policisë së Shtetit një sy magjik për të parë në kohë reale të gjithë territorin e interesit. Është një projekt që ndihmon në mënyrë të paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë, për të pasur një kryeinspektor të territorit që i ka sytë gjithandej”, u shpreh Kryeministri.

Rama theksoi se bëhet fjalë për identifikim në kohë reale të shkelësve të ligjit.

“Ky sy magjik e sheh, e identifikon dhe e regjistron duke e sjellë para syve të punonjësve të policisë. Ndërkohë që punonjësi i policisë është para ekranit mund të jetë duke parë trafikun në rrugën e Kavajës, po në atë ekran i shfaqet shkelësi i rregullave të qarkullimit  në një rrugë të Kamzës apo Durrësit e Beratit”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë theksoi se syri i gjithë këtij sistemi shikon gjithandej në të njëjtën kohë dhe mbledh në të njëjtën kohë të gjithë informacionin e nevojshëm për të sinjalizuar problemin.

Në këtë mënyrë, tha ai, nuk ka nevojë të presim nga postblloqet e policisë të zbulojnë automjetet e paregjistruara apo me taksa të papaguara. Të gjitha këto informacione, sipas Kryeministrit, vijnë në kohë reale dhe Policia pastaj ndërhyn për të zbatuar ligjin./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
edi rama identifikim kryeministri shkelësve Smart City Albania
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Eksportet rikthehen në rritje, por hendeku tregtar thellohet. Importet arrijnë 81 miliardë lekë në maj

11:27 - Qershor 17, 2026

Nafta bie me 4 lekë, Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

11:22 - Qershor 17, 2026

Rritja e pagave dhe konsumit mbush arkën e shtetit: Të ardhurat në pesëmujor

11:11 - Qershor 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Eksportet rikthehen në rritje, por hendeku tregtar thellohet. Importet arrijnë 81 miliardë lekë në maj

gazetar_111:27 - Qershor 17, 20260

Tregtia e jashtme e Shqipërisë ka shfaqur sinjale pozitive në muajin maj, me eksportet që…

Nafta bie me 4 lekë, Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

11:22 - Qershor 17, 2026

Rritja e pagave dhe konsumit mbush arkën e shtetit: Të ardhurat në pesëmujor

11:11 - Qershor 17, 2026

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

10:50 - Qershor 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:27 - Qershor 17, 2026

Eksportet rikthehen në rritje, por hendeku tregtar thellohet. Importet arrijnë 81 miliardë lekë në maj

11:22 - Qershor 17, 2026

Nafta bie me 4 lekë, Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

11:11 - Qershor 17, 2026

Rritja e pagave dhe konsumit mbush arkën e shtetit: Të ardhurat në pesëmujor

Eksportet rikthehen në rritje, por hendeku tregtar thellohet. Importet arrijnë 81 miliardë lekë në maj

11:27 - Qershor 17, 2026

Nafta bie me 4 lekë, Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

11:22 - Qershor 17, 2026

Rritja e pagave dhe konsumit mbush arkën e shtetit: Të ardhurat në pesëmujor

11:11 - Qershor 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter