Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Gjykata spanjolle lë në fuqi urdhrin për bllokimin e 66,000 pronave në AirBnb

10:21 - Qershor 22, 2025 Turizëm
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria spanjolle po ndërmerr masa të ashpra ndaj pronave të listuara në Airbnb, si pjesë e përpjekjeve për të zbutur krizën e banesave në vend — një veprim që kompania e konsideron si të gabuar.

Një gjykatë spanjolle hodhi poshtë dje një ankesë nga Airbnb, duke lënë në fuqi një urdhër për bllokimin e afro 66,000 listimeve me qira që, sipas qeverisë, kanë shkelur rregullat lokale.

Qeveria argumenton se qiratë afatshkurtra përmes platformës në qendrat urbane dhe destinacionet turistike po përkeqësojnë mungesën e banesave në një kohë kur vendi po përjeton një rritje rekord të vizitorëve.

Muajin e kaluar, qeveria spanjolle urdhëroi Airbnb të bllokojë 65,935 listime, pas një sinjalizimi nga Ministria e të Drejtave të Konsumatorit për shkelje të ligjeve në fuqi. Nga këto, 5,800 u urdhëruan të hiqeshin menjëherë.

Sipas ministrisë, listimet e sinjalizuara nuk përmbanin numrin e licencës ose nuk tregonin nëse pronari ishte individ apo kompani. Disa prej tyre, sipas autoriteteve, përmbanin numra që nuk përputheshin me të dhënat zyrtare.

Airbnb mbron pozicionin e saj

Në një deklaratë, Airbnb u shpreh se veprimet e ministrisë bien ndesh me rregullat spanjolle, të cilat përcaktojnë se përgjegjës për informacionin e listuar janë pronarët, dhe jo vetë platforma.

Kompania theksoi gjithashtu se vendimi i gjykatës së Madridit nuk ishte marrë mbi bazën e meritës së urdhrit të ministrisë, dhe se vendimi përfundimtar do të kërkojë më shumë kohë.

Airbnb shtoi se kriza e banesave në Spanjë vjen nga “mungesa e ofertës për të përmbushur kërkesën”, dhe çdo justifikim tjetër “është një shpërqendrim”.

Muajin e kaluar, Ministri i të Drejtave të Konsumatorit, Pablo Bustinduy, deklaroi për Associated Press se sektori i turizmit nuk mund të “rrezikojë të drejtat kushtetuese të popullit spanjoll”, përfshirë të drejtën për banesë dhe mirëqenie.

Ndërkohë, ministri i Ekonomisë Carlos Cuerpo, në një intervistë të veçantë, tha se qeveria duhet të adresojë efektet e padëshiruara të turizmit masiv, duke theksuar nevojën për ndërtimin e më shumë banesave dhe rregullimin e qirave afatshkurtra turistike./Përshtati nga Euronews, ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
airbnb listimet pronat spanja turizmi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Quartz”: Gjirokastra dhe Berati, destinacionet shqiptare që po sfidojnë qytetet evropiane

12:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter