Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria renditet e gjashta në botë për numrin e mbërritjeve turistike ndërkombëtare në raport me popullsinë, me 4.83 mbërritje për çdo banor. Vendi pozicionohet menjëherë pas disa prej destinacioneve më të vogla dhe më të varura nga turizmi në botë, ndërsa lë pas destinacione të konsoliduara si Bahamas, Kroacia dhe Mali i Zi.

Rritja e flukseve turistike po shoqërohet edhe me zgjerimin e trafikut ajror. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpriti 11,640,044 pasagjerë gjatë vitit 2025, me një rritje prej 9% krahasuar me një vit më parë. Vetëm në gusht trafiku arriti në mbi 1.4 milion pasagjerë, ndërsa në korrik u regjistruan rreth 1.29 milion pasagjerë.

Renditja ndërkombëtare bazohet në të dhënat e UN Tourism për vitin 2024, të kombinuara me të dhënat për popullsinë nga platforma “Our World in Data”, të përpunuara nga Visual Capitalist. Treguesi mat numrin e udhëtimeve të vizitorëve ndërkombëtarë që qëndrojnë të paktën një natë, në raport me popullsinë rezidente të vendit. Çdo udhëtim llogaritet më vete, që do të thotë se i njëjti person mund të regjistrohet disa herë nëse e viziton vendin më shumë se një herë gjatë vitit.

Në krye të renditjes qëndron Andorra, me 50.86 mbërritje turistike për çdo banor, një nivel më shumë se pesë herë më i lartë se Monako, që renditet i dyti me 9.01. Malta zë vendin e tretë me 6.26 mbërritje për banor, e ndjekur nga Islanda me 5.58 dhe Palau me 5.28.

Shqipëria, me 4.83 mbërritje për banor, është vendi i parë në renditje që nuk është mikro-shtet apo territor ishullor me një popullsi shumë të vogël. Pas saj renditen Bahamas me 4.66, Bahreini me 4.17 dhe Kroacia me 3.97 mbërritje për banor.

Në Ballkan, Shqipëria ka raportin më të lartë të turistëve ndaj popullsisë. Mali i Zi renditet në vendin e 11-të në botë me 3.26 mbërritje për banor, ndërsa Greqia regjistron rreth 2.7. Kroacia, megjithëse pret një numër të madh turistësh dhe ka një industri të konsoliduar bregdetare, qëndron poshtë Shqipërisë me rreth katër mbërritje për çdo banor.

Ekofin Media
Ekofin Media
banor mberritjet popullsia tejkalimi turistët
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter