Wizz Air njofton mbërritjen e avionit të saj të parë që ka konfigurimin më të ri të kabinës Airspace nga Airbus, duke shënuar një epokë të re të komoditetit të përmirësuar, lehtësisë dhe estetikës për pasagjerët e saj. Ky moment nënvizon angazhimin e Wizz Air për inovacion dhe përsosmëri në udhëtimet ajrore.
Kabina Airspace e projektuar për të përmirësuar eksperiencën në bord, prezanton një gamë funksionesh të avancuara për të ofruar rehati maksimale. Avioni ka një sistem ndriçimi inovativ me disa mundësi për ndryshimin e atmosferës, duke përfshirë faza të ndryshme gjatë fluturimit, si ngarkimi, ngrënia, relaksimi dhe gjumi. Këto sisteme ndriçimi janë të projektuara për të krijuar një atmosferë qetësuese dhe të kënaqshme, duke siguruar një udhëtim sa më të këndshëm për të gjithë pasagjerët.
Për të përmirësuar më tej eksperiencën e pasagjerëve, tualetet e avionit janë ri-projektuar plotësisht me një estetikë moderne dhe pajisje të teknologjisë së lartë. Po ashtu, raftet e bagazheve janë rikonceptuar me një pamje më të rafinuar, ndërkohë që sigurojnë hapësirë për ruajtjen e bagazheve dhe akomodimin e më shumë bagazheve.
Wizz Air është kompania e parë ajrore me kosto të ulët evropiane, e cila ka pajisur avionët e saj me Stacionet e Standardit Airspace për Raftet e Bagazheve të Sipërme, për një rehati më të plotë. Lehtësia është shtuar në nivele të reja me prezantimin e shenjave në Braille, përgjatë gjithë kabinës. Pasagjerët me shqisa vizuale të kufizuara tani do të kenë mundësi të përdorin shenjën e numrave të rreshtave dhe shenjën e tualetit në Braille, duke forcuar angazhimin e Wizz Air për gjithëpërfshirje dhe rehati.
“Jemi të emocionuar që po prezantojmë kabinën Airspace të Airbus në flotën tonë, duke vendosur një standard të ri për eksperiencën e pasagjerëve në Wizz Air,” u shpreh Michael Delehant, Zv.Presidenti i Lartë i Shitjeve dhe Operacioneve në Wizz Air. “Ky projektim i ri, me funksionet e tij të avancuara dhe lehtësinë e shtuar, përfaqëson angazhimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar udhëtimin më të mirë të mundshëm për të gjithë udhëtarët.”
Me këtë shtesë të fundit, Wizz Air vazhdon të priorizoje rehatinë, inovacionin dhe lehtësinë e pasagjerëve, duke siguruar që ky standard i ri do të përcaktojë flotën e ardhshme të kompanisë ajrore.


