Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tarifim i ri për ujin në zonat turistike? ERRU propozon çmime me blloqe për të frenuar konsumin e lartë

15:41 - Korrik 14, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026

Pasuria botërore në pak duar: Në cilat vende është më e përqendruar

13:41 - Korrik 14, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Me nisjen e sezonittë pushimeve verore, kur mijëra qytetarë shqiptarë udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe destinacioneve të tjera turistike, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë u bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë një nga elementët më të rëndësishëm të udhëtimit: sigurimin shëndetësor.

Gjatë gjysmës së dytë të korrikut dhe muajit gusht, fluksi i udhëtimeve arrin nivelet më të larta të vitit. Në këtë periudhë, një problem shëndetësor, një aksident apo nevoja për trajtim mjekësor në një vend të huaj mund të përkthehet në shpenzime të konsiderueshme, të cilat mund të shmangen ose të reduktohen ndjeshëm nëse udhëtari disponon një policë sigurimi.

Shoqata e Siguruesve thekson se sigurimi shëndetësor nuk duhet parë si një kosto shtesë e pushimeve, por si një investim për sigurinë financiare dhe qetësinë gjatë udhëtimit. Një policë e përshtatshme mund të mbulojë shpenzimet mjekësore sipas kushteve të kontratës, të garantojë akses më të shpejtë në rrjetet e institucioneve shëndetësore të kontraktuara dhe të mbrojë qytetarët nga faturat e larta që mund të lindin në rast sëmundjeje apo aksidenti.

Përveç mbulimit të kostove mjekësore, sigurimi ofron edhe sigurinë psikologjike se, në një situatë të papritur, qytetari nuk do të përballet i vetëm me pasojat financiare të një emergjence shëndetësore.

Shoqata nënvizon se çdo qytetar duhet të informohet paraprakisht pranë kompanisë së tij të sigurimit për paketat që ofrohen, kufijtë e mbulimit, përjashtimet dhe shërbimet që përfshihen në policë, në mënyrë që të zgjedhë zgjidhjen më të përshtatshme për destinacionin ku do të udhëtojë dhe kohëzgjatjen e pushimeve.

Me rritjen e vazhdueshme të numrit të shqiptarëve që kalojnë pushimet jashtë vendit, ndërgjegjësimi për rëndësinë e sigurimit shëndetësor po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm. Një policë sigurimi nuk mund të parandalojë një problem shëndetësor, por mund të shmangë pasojat e rënda financiare që ai mund të sjellë.

Përpara se të niseni për pushime, sigurohuni që në bagazhin tuaj të jetë edhe mbrojtja financiare që mund t’ju nevojitet në rast të një situate të papritur. Në shumë raste, ky është investimi më i vogël i udhëtimit, por ai që mund të rezultojë më i vlefshmi.

Ekofin Media
Ekofin Media
bagazhet sigurimi Siguruesve Udhëtimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

BE kërkon që Facebook dhe Instagram të heqin funksionet që krijojnë varësi

10:09 - Korrik 12, 2026

Miliarderi francez bëhet aksioneri më i madh i Vodafone pas marrëveshjes prej 6 miliardë dollarësh

09:46 - Korrik 11, 2026

Tregtia e BE-së me elementet e rralla të tokës rikuperohet në vitin 2025, Kina mbetet furnizuesi kryesor

23:15 - Korrik 7, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tarifim i ri për ujin në zonat turistike? ERRU propozon çmime me blloqe për të frenuar konsumin e lartë

gazetar_115:41 - Korrik 14, 20260

Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve që operojnë në zonat me fluks të lartë turistik mund të aplikojnë…

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

11:08 - Korrik 14, 2026

Projektvendimi, 323 profesione të rregulluara do të futen në një sistem të unifikuar

11:00 - Korrik 14, 2026

Tregtia e paligjshme dhe kontrabanda, miliarda të humbura nga taksat dhe dëm për bizneset

10:59 - Korrik 14, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:41 - Korrik 14, 2026

Tarifim i ri për ujin në zonat turistike? ERRU propozon çmime me blloqe për të frenuar konsumin e lartë

11:08 - Korrik 14, 2026

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

11:00 - Korrik 14, 2026

Projektvendimi, 323 profesione të rregulluara do të futen në një sistem të unifikuar

Tarifim i ri për ujin në zonat turistike? ERRU propozon çmime me blloqe për të frenuar konsumin e lartë

15:41 - Korrik 14, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026

Pasuria botërore në pak duar: Në cilat vende është më e përqendruar

13:41 - Korrik 14, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter