Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

35.9% më shumë vizitorë në korrik 2024, shtohen netët e qëndrimit dhe nevoja për akomodim

13:38 - Shtator 20, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Turizmi vijon të mbetet një nga shtyllat kryesore të rritjes ekonomike. Kushtet e favorshme klimatike, historia e pasur, bukuritë natyrore, mikpritja dhe ushqimi i mirë, janë në qendër të jehonës që mediat e huaja prestigjoze i kanë bërë vazhdimisht vendit në dy vitet e fundit.  Vetëm gjatë periudhës janar – gusht 2024, vendi u vizitua nga 8.5 milionë të huaj, shifër që tejkalon 4-fish numrin të popullsisë. 

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve në korrik të këtij viti është rritur me 35.9 % në krahasim me korrikun e 2023, ku rritjen më të madhe e ka numri i vizitorëve jorezidentë me 53.1%.

Rajoni qendër, duke përfshirë Tiranën, Durrësin dhe qytetet më të afërta ka pasur edhe përqendrimin më të madh të akomodimit me një rritje prej 74.1%. Kjo tendencë është pjesërisht prej faktit se kryeqytetet janë ndër më të vizituarit në botë, por edhe për shkak të distancës së afërt me aeroportin ndërkombëtar. Rajoni qendër shënon një stacion të afërt akomodimi jo vetëm për turistët disa ditorë, por edhe për ata që blejnë një paketë turistike ballkanike, me një natë qëndrimi në Shqipëri.

Vendi ofron mundësi të shumta eksplorimi dhe përfshirje në aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike, gjë që ndikon në shtimin e netëve të qendrimit, të cilat janë rritur me 21.3% në rastin e vizitorëve jorezidentë dhe 6.2% të rezidentëve. Në muajin korrik 2024 zona bregdetare ka njohur rritjen më të madhe të netëve të qëndrimit me 81.9% krahasuar me vitin e kaluar. Plazhet e kristalta, eksplorimet me anije nëpër gjiret e shumta të rivierës, aktivitetet kulturore, vizitat në kala dhe ecjet në parqet kombëtare të jugut, janë disa nga atraksionet që i ftojnë vizitorët të qëndrojnë më gjatë. Për këtë arsye hotelet dhe akomodime të ngjashme janë strukturat me net qëndrimi më të lartë, rreth 92.4%.

Po kështu gjatë korrikut 2024, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 49,3 %, kundrejt 44,8 %  ndërsa ajo e shtretërve  është 55,4 %, kundrejt 49,5 % që ishte në muajin Korrik 2023.

Natyrshëm kjo rrit nevojën për shtimin e kapaciteve akomoduese dhe investimeve në gjithë Shqipërinë dhe veçanërisht përgatitjen profesionale të burimeve njerëzore për një shërbim më të mirë në sezonet e ardhshme turistike.

Ekofin Media
Ekofin Media
akomodim sherbime turizem vizitore
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter