Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Zyra e Komisionerit dhe KUB me leksion të hapur për studentët në Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale

18:23 - Janar 28, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale shënoi Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale me një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese, edukative dhe bashkëpunuese, që synojnë forcimin e kulturës së mbrojtjes së të dhënave dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve në epokën digjitale.

Spas njofimit zyrtar, në kuadër të kësaj dite, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDPC) dhe Kolegji Universitar i Biznesit (KUB) bashkëorganizuan një leksion të hapur me studentët, mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale.

Gjatë këtij aktiviteti, Komisioneri z. Besnik Dervishi theksoi se “të dhënat personale janë identiteti ynë. Ato janë thelbësore për çdo fushë të jetës dhe përpunimi i tyre duhet të bëhet me kujdes, përgjegjshmëri dhe në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale”. Ai shtoi se Zyra e Komisionerit, si autoritet mbikëqyrës, ka një rol të drejtpërdrejtë në garantimin e respektimit të ligjit në fusha të ndjeshme.

Rektori i Kolegjit Universitar të Biznesit, z. Ylber Bezo, përshëndeti aktivitetin dhe theksoi se bashkëpunime të tilla me Zyrën e Komisionerit janë shumë të rëndësishme për studentët, pasi i ndihmojnë ata të kuptojnë se mbrojtja e të dhënave personale është thelbësore dhe pjesë e përgjegjësisë qytetare dhe profesionale.

Drejtorja e Kabinetit, znj. Besa Velaj, dhe Sekretarja e Përgjithshme, znj. Blerta Nerguti, të cilat ishin pjesë e këtij leksioni të hapur, shpjeguan rrugëtimin e miratimit të ligjit nr. 124/2024, nevojën për përafrimin e tij me standardet e Bashkimit Evropian dhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), si dhe sfidat e zbatimit të tij në praktikë.

Znj. Blerta Nerguti u ndal te roli i këtij ligji në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se mbrojtja e të dhënave personale është një nga kërkesat themelore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe një indikator kyç i forcimit të shtetit të së drejtës.

Ndërsa znj. Velaj foli për arsyet që sollën nevojën për miratimin e këtij ligji, duke theksuar zhvillimin e shpejtë teknologjik, rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e të dhënave personale dhe ndikimin e projekteve ndërkombëtare ku Shqipëria është e përfshirë.

Zyra e Komisionerit mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të forcuar respektimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, për të rritur transparencën dhe përgjegjësinë institucionale, si dhe për të ndërtuar një kulturë të qëndrueshme të mbrojtjes së të dhënave personale në Shqipëri, përfundon njoftimi.

Ekofin Media
Ekofin Media
besa velaj besnik dervishi blerta nerguti Kolegjit Universitar të Biznesit kub mbrojtja Ylber Bezo Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter