Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tatimet, njoftim për bankat dhe institucionet financiare, nga 2027 nis raportimi me standarde të reja

17:10 - Korrik 2, 2026

Wizz Air, 25 milionë pasagjerë në Shqipëri dhe 6 vite operim me bazë avionësh në Tiranë

17:05 - Korrik 2, 2026

Presioni dhe protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

15:13 - Korrik 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Wizz Air, 25 milionë pasagjerë në Shqipëri dhe 6 vite operim me bazë avionësh në Tiranë

17:05 - Korrik 2, 2026 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Wizz Air festoi sot dy momente të rëndësishme në historinë e saj në Shqipëri: mirëpriti pasagjerin e 25 miliontë dhe shënoi 6-vjetorin e hapjes së bazës së saj në Tiranë.

Pas një eventi festiv në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Wizz Air, Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe medias, festa vazhdoi në bordin e fluturimit Tiranë – Barcelonë, ku udhëtarët u bënë pjesë e një surprize të veçantë duke zbuluar “Golden Tickets” të fshehura në xhepat e sediljeve, me të cilat 25 prej tyre fituan kupona udhëtimi. Në bord ndodhej edhe pasagjeri simbolik i 25 miliontë i Wizz Air në Shqipëri, duke e shndërruar këtë fluturim një moment të veçantë në historinë e kompanisë.

Festimet e sotme përkojnë edhe me 6-vjetorin e bazës së Wizz Air në Tiranë, e inauguruar në korrik të vitit 2020. Që prej asaj kohe, kompania është shndërruar në linjën ajrore lider në Shqipëri, duke mbajtur pjesën më të madhe të tregut. Sot, Wizz Air operon me 15 avionë të bazuar në Tiranë dhe një rrjet me mbi 61 linja, që lidhin Shqipërinë me 19 shtete në Evropë dhe më gjerë.

Wizz Air vijon të forcojë lidhjet ajrore të Shqipërisë me Evropën, duke zgjeruar vazhdimisht rrjetin e saj të destinacioneve. Së fundmi, kompania nisi fluturimet direkte nga Tirana drejt Palma de Mallorca dhe Alghero, duke u ofruar udhëtarëve edhe më shumë mundësi për të zbuluar disa nga destinacionet më të preferuara të Mesdheut.

“Sot nuk festojmë vetëm arritjen e shifrës prej 25 milionë pasagjerësh; festojmë çdo udhëtar që ka zgjedhur të fluturojë me Wizz Air dhe ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm,” u shpreh Vera Jardan, Menaxhere e Komunikimeve Korporative në Wizz Air. “Gjatë gjashtë viteve të fundit, Shqipëria është shndërruar në një nga tregjet më të rëndësishme për Wizz Air dhe jemi krenarë që vazhdojmë të rritemi së bashku. Donim që kjo arritje të ishte më shumë sesa një ceremoni, ndaj e çuam festën në bordin e avionit dhe surprizuam pasagjerët tanë, sepse ata janë arsyeja pse jemi këtu. Dhe festimet nuk përfundojnë sot – përmes ofertës sonë speciale të përvjetorit, ftojmë edhe më shumë udhëtarë të fluturojnë me ne. Let’s WIZZ!”


Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh: “Arritja e shifrës prej 25 milionë pasagjerësh është një moment i jashtëzakonshëm dhe një tjetër dëshmi e partneritetit të suksesshëm mes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Wizz Air. Gjatë gjashtë viteve të fundit kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje të jashtëzakonshme, zgjerimit të lidhjeve ajrore dhe krijimit të gjithnjë e më shumë mundësive për udhëtarët. Falë tarifave të ulëta dhe rrjetit gjithnjë në zgjerim të Wizz Air, udhëtimi ajror është bërë më i përballueshëm dhe më i aksesueshëm për një numër gjithnjë e më të madh udhëtarësh. Jemi krenarë që festojmë këtë rrugëtim së bashku dhe presim me padurim të shënojmë edhe shumë arritje të tjera në vitet që vijnë.”

Si një prej partnerëve më afatgjatë të aviacionit në Shqipëri, Wizz Air vijon ta bëjë udhëtimin ajror më të aksesueshëm dhe më të përballueshëm, duke mbështetur njëkohësisht zhvillimin e turizmit, rritjen ekonomike dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të vendit. Me një rrjet destinacionesh në zgjerim, një nga flotat më të reja në Evropë dhe me investime të vazhdueshme në tregun shqiptar, Wizz Air mbetet e përkushtuar për t’u ofruar klientëve të saj akoma më shumë mundësi udhëtimi.

Në kuadër të festimeve, Wizz Air i shpreh mirënjohjen të gjithë udhëtarëve duke ofruar 15% zbritje për fluturime të përzgjedhura, të prenotuara nga data 6 korrik deri më 14 dhjetor 2026, me 400,000 ulëse në dispozicion.

Ekofin Media
Ekofin Media
baza pasagjere shqipëri wizz air
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Pasuria e Elon Musk tejkalon ekonominë e 174 vendeve, përfshirë Shqipërinë

23:02 - Korrik 1, 2026

Sipërmarrësja Jori Vila shpallet “Social Star Woman Entrepreneur 2026” nga RCC

13:15 - Korrik 1, 2026

Sarei Studios, kur printimi kthehet në vepër arti

11:38 - Qershor 26, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tatimet, njoftim për bankat dhe institucionet financiare, nga 2027 nis raportimi me standarde të reja

gazetar_117:10 - Korrik 2, 20260

Administrata Tatimore ka njoftuar institucionet financiare raportuese për hyrjen në fuqi të ndryshimeve në aktet…

Presioni dhe protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

15:13 - Korrik 2, 2026

36% e bizneseve thonë se kanë të paktën një kredi dhe 44% e përdorin për kosto operative

15:05 - Korrik 2, 2026

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

14:42 - Korrik 2, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:10 - Korrik 2, 2026

Tatimet, njoftim për bankat dhe institucionet financiare, nga 2027 nis raportimi me standarde të reja

15:13 - Korrik 2, 2026

Presioni dhe protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

15:05 - Korrik 2, 2026

36% e bizneseve thonë se kanë të paktën një kredi dhe 44% e përdorin për kosto operative

Tatimet, njoftim për bankat dhe institucionet financiare, nga 2027 nis raportimi me standarde të reja

17:10 - Korrik 2, 2026

Wizz Air, 25 milionë pasagjerë në Shqipëri dhe 6 vite operim me bazë avionësh në Tiranë

17:05 - Korrik 2, 2026

Presioni dhe protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

15:13 - Korrik 2, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter