WhatsApp do të detyrohet t’u përmbahet rregullave të teknologjisë së BE-së mbi trajtimin e përmbajtjes së paligjshme dhe të dëmshme në internet, kjo sepse ka arritur pragun e klasifikimit të kriterit rregullator.
Platforma në pronësi të META, deklaroi në 14 shkurt se kishte rreth 46.8 milionë përdorues aktivë mesatarë mujorë në 27 vende të Bashkimit Evropian në periudhën gjashtëmujore deri në dhjetor 2024, mbi pragun e 45 milionë përdoruesve të përcaktuar në Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA).
“Ne me të vërtetë mund të konfirmojmë se WhatsApp ka publikuar numrat e përdoruesve mbi pragun për përcaktimin si një platformë shumë e madhe në internet sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Thomas Regnier në një email të mërkurën.
Pas marrjes së përcaktimit, një platformë ka katër muaj kohë për të përmbushur kërkesat e DSA, duke përfshirë identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve të sistemit që lidhen me përmbajtjen e paligjshme, të drejtat themelore, sigurinë publike dhe mbrojtjen e të miturve.
Gjobat për shkeljet e DSA mund të arrijnë deri në 6% të të ardhurave vjetore globale të një kompanie. Instagrami dhe Facebook i Metës tashmë janë klasifikuar si platforma shumë të mëdha online.
Shefi ekzekutiv i Meta Mark Zuckerberg dhe lobisti kryesor i saj Joel Kaplan kanë kritikuar rregullat e teknologjisë së BE-së dhe kanë marrë mbështetjen e Presidentit të SHBA Donald Trump./Reuters
