Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Trump Media do t’u shesë institucioneve financiare akses më të shpejtë te postimet që ndikojnë tregjet

12:52 - Korrik 18, 2026

Rama: Forcimi i Lekut, sukses i ekonomisë shqiptare

09:11 - Korrik 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tri shtigjet e veriut që duhet t’i vizitoni në vjeshtën e artë

21:54 - Tetor 6, 2024 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Luçiana Sharra, guidë turistike e certifikuar 

Nëse nuk jeni planifikues të mirë të pushimit tuaj, por eksplorues të minutës së fundit, nuk ka problem. Ekofin ka marrë mendimin dhe ekspertizën e guidave turistike për të përzgjedhur tri shtigje malore që duhet t’i vizitoni patjetër në këtë periudhë vjeshte. Destinacionet e mëposhtme në veri të Shqipërisë janë të arritshme brenda ditës dhe ofrojnë peizazhe të mrekullueshme, ngjyra vjeshte dhe ajër të freskët për t’u ripërtërirë.

Qafështama

Parku Kombëtar i Qafështamës rreth 2 orë nga Tirana, është një zonë që dallohet për vlerat natyrore dhe pyjet e virgjër. Gjithashtu, burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese, ku dallohet Kroi i “Nënës Mbretëreshë”, pranë Qafështamës, rreth 1100 m mbi nivelin e detit. Emrin e ka marrë në vitet 1930, sepse këtu merrte ujin e pijshëm familja mbretërore; një kamion bënte çdo ditë rrugën Tiranë – Qafështamë. Këtu prodhohet tani edhe uji me të njëjtin emër.

Duhen rreth 2 orë ngjitje me nivel vështirësie të moderuar deri në majën e malit dhe nga aty mund të shikoni liqenin e Bovillës dhe malet përreth. Në vjeshtë, natyra e Qafështamës ofron një kombinim ngjyrash të arta, që e bën një destinacion të përsosur për të apasionuarit e kësaj stine.

Lëpusha

Ky fshat i vogël në Malësinë e Kelmendit, rreth 3 orë e 20 minuta nga Tirana, ofron një udhëtim piktoresk dhe magjepsës. Këtu natyra kombinon së bashku ashpërsinë dhe madhështinë e maleve të larta me luginën e bukur me shumëllojshmëri lulesh e ngjyrash, burime të freskëta uji dhe … shumë legjenda.

Ndalesa e parë në Ballkonin e Leqeve të Hotit ofron një panoramë të mrekullueshme të maleve përreth dhe është spoti i duhur për të apasionuarit e fotografisë.  

Lëpusha rrethohet me male të larta si Mali i Trojanit 2111 m, Maja e Vajushës 2059 m, Mali i Gerbenit 1870 m, Maja e Berizhdolit 1977 m. Maja e Vajushës është nga destinacionet më të pëlqyera për ekskursionistët dhe jo më kot. Me një disnivel 900 m dhe ngjitje të moderuar rreth 5 – 6 orë, Vajusha ia vlen në çdo hap dhe për panoramën madhështore që të lë pa frymë në majë, si dhe ndjesinë e lirisë që dhuron.

Nëse dëshironi një aktivitet më të lehtë dhe të qetë, mund të eksploroni fshatin, ujëvarën dhe pyllin e Lëpushës ose të shkoni pak më larg drejt Vermoshit apo përtej kufirit në fshatrat piktoreskë të Malit të Zi, Plavë dhe Guci. Në kthim mos harroni të vizitoni kanionin e Bashkimit.

Pylli i gështenjave në Reç, Malësi e Madhe

Reçi është një fshat i vogël, por ofron një natyrë bujare dhe të përshtatshme për kultivimin e një shumëllojshmërie bimësh medicinale. Vitet e fundit fushat e livandos kanë tërhequr një numër të madh vizitorësh, megjithatë kryefjala mbetet pylli i gështenjave, i shtrirë në 45 hektarë me rreth 30,000 rrënjë, të shpallura monument natyror që në vitin 1974.

Nga qendra e fshatit deri te pylli i gështenjave duhen rreth dy orë ecje e lehtë në një terren të përshtatshëm për të gjithë, ndërsa për të përfunduar gjithë ecjen duhen rreth 6 orë. Ky është një nga ato udhëtime që krijojnë përshtypjen sikur je brenda një përralle, duke ecur mes gështenjave, bimësisë së dendur dhe shumë kërpudhave të llojeve të ndryshme që do t’i hasni gjatë rrugës. Në përmbyllje ia vlen të provoni gatimet tradicionale të zonës me shumë shije dhe bollëk./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
lëpushë qafështama reç shtigje turizëm udhëtimet veriu vjeshta
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

gazetar_214:47 - Korrik 18, 20260

Pas më shumë se dy vitesh e 4 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit…

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

16:16 - Korrik 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

08:59 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:31 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Trump Media do t’u shesë institucioneve financiare akses më të shpejtë te postimet që ndikojnë tregjet

12:52 - Korrik 18, 2026

Rama: Forcimi i Lekut, sukses i ekonomisë shqiptare

09:11 - Korrik 18, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter