Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

09:35 - Qershor 13, 2026

Çmimet e banesave në vendet e BE u rritën me 53% në dekadën 2015-2024

09:32 - Qershor 13, 2026

Zvicra mban të dielën referendum për të kufizuar numrin e popullsisë në 10 milionë

09:28 - Qershor 13, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Travel off Path”: Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më ekonomike në Evropë

10:22 - Qershor 12, 2026 Turizëm
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Saranda është renditur në krye të katër destinacioneve më të lira bregdetare në Evropë për verën e vitit 2026.

Me ardhjen e sezonit veror, shumë prej destinacioneve më të njohura turistike të Evropës, si bregdeti i Amalfit në Itali apo ishulli grek i Santorinit, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota. 

Megjithatë, sipas revistës së udhëtimeve “Travel Off Path”, pushimet verore në Evropë nuk duhet domosdoshmërisht të shoqërohen me shpenzime të mëdha.

Revista ka renditur katër destinacione bregdetare që ofrojnë ujëra të kristalta, atmosferë të gjallë, trashëgimi historike dhe çmime të përballueshme. 

Në krye të listës përmendet Saranda, ndërsa pjesë e renditjes janë gjithashtu Qiproja Veriore, Varna në Bullgari dhe Kalymnos në Greqi.

Sipas artikullit, Saranda mund të mos jetë më “sekreti i fshehur” që ishte dikur, pasi bregdeti shqiptar po tërheq gjithnjë e më shumë turistë ndërkombëtarë dhe në disa zona po përjeton flukse të ngjashme me ato të destinacioneve të njohura në Itali apo Kroaci. 

Megjithatë, qyteti vazhdon të ofrojë një raport shumë të favorshëm mes cilësisë dhe kostos së pushimeve.

Në Ksamil, një nga plazhet më të njohura pranë Sarandës, vizitorët mund të gjejnë rërë të bardhë dhe ujëra të kthjellëta që krahasohen shpesh me ato të Karaibeve apo Maldiveve. 

Një paketë plazhi, që zakonisht përfshin një çadër dhe dy shezlongë, mund të kushtojë rreth 10 dollarë për gjithë ditën.

Në qendër të Sarandës, e njohur për shëtitoren e gjatë buzë detit dhe atmosferën e saj të gjallë, një sanduiç kushton rreth 5 dollarë, ndërsa një vakt me tre pjata në restorante të kategorisë mesatare, kushton nga 40 deri në 55 dollarë për dy persona.

Edhe akomodimi konsiderohet i përballueshëm. Turistët mund të gjejnë dhoma në hotele ekonomike ose bujtina për rreth 20 dollarë nata, ndërsa qëndrimi në apartamente apo struktura më luksoze buzë detit kushton mesatarisht rreth 120 dollarë nata.

Një tjetër pikë tërheqëse e zonës mbetet Parku Kombëtar i Butrintit, ku ruhen mbetjet e një qyteti të lashtë greko-romak me histori mijëravjeçare. 

Kompleksi arkeologjik përfshin monumente të rëndësishme, mes tyre edhe një amfiteatër pjesërisht të fundosur. 

Sipas “Travel Off Path”, bileta e hyrjes kushton rreth 11 dollarë, një çmim dukshëm më i ulët krahasuar me vende të ngjashme historike në rajon.

Artikulli ndalet edhe te siguria, një aspekt që shpesh ngre pikëpyetje për turistët që nuk e njohin mirë Shqipërinë. 

Sipas revistës, Shqipëria klasifikohet në Nivelin 2 të këshillave të udhëtimit të Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), i njëjti vlerësim që u jepet vendeve si Italia dhe Franca. 

Gjithashtu, vendi vlerësohet me 83 nga 100 pikë në Indeksin e Sigurisë së Udhëtarëve, një rezultat që konsiderohet i kënaqshëm për turistët ndërkombëtarë./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
bregdetare destinacioneve ekonomike evropë saranda travel off path
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Le Routard” për Shqipërinë: Një ftesë për të zbuluar natyrën, kulturën dhe mikpritjen

11:26 - Qershor 11, 2026

“Grazia”: Më e lirë se Spanja dhe Portugalia, çfarë ofron Shqipëria për pushimet verore

10:49 - Qershor 10, 2026

Barometri i çmimeve të biletave/ Shqipëria, alternativa më ekonomike në Mesdhe për udhëtarët nga Franca

09:49 - Qershor 9, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

gazetar_209:35 - Qershor 13, 20260

Tregu i auditimit në Shqipëri po zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme, me rritje të të…

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

14:27 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:48 - Qershor 12, 2026

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

13:10 - Qershor 12, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:35 - Qershor 13, 2026

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

14:27 - Qershor 12, 2026

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

13:48 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

09:35 - Qershor 13, 2026

Çmimet e banesave në vendet e BE u rritën me 53% në dekadën 2015-2024

09:32 - Qershor 13, 2026

Zvicra mban të dielën referendum për të kufizuar numrin e popullsisë në 10 milionë

09:28 - Qershor 13, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter