Pretendimet për diskriminim për shkak të aftësisë së kufizuar, bindjeve politike, racës, etnisë, moshës dhe gjendjes shëndetësore janë disa nga pretendimet kryesore në ankesat drejtuar Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Sipas raportit vjetor, gjatë vitit 2024, KMD është shprehur me 294 vendime dhe 4 rekomandime. Vetëm në 73 raste komisioneri ka vendosur konstatimin e diskrimimit, ndërsa në 75 të tjera ka konstatuar mosdiskriminim dhe në 84 vendime ka vendosur për mospranim të ankesës.
Komisioneri është shprehur me 13 vendime me gjobë, në vlerën 2.650.000 lekë. Nga këto 8 vendime janë për moszbatim të vendimit në themel të Komisionerit, ndërsa 5 vendime me gjobë kundër subjekteve, që nuk kanë dhënë informacion, pas kërkesave zyrtare së KMD-së.
Në total, numri i vendimeve dhe rekomandimeve të Komisionerit për vitin 2024, është 311 vendime (ku përfshihen edhe 13 vendimet me gjobë).
Sa u përket vendimeve gjyqësore për dëmshpërblimin sipas Kodit të Punës, si pasojë e diskriminimit, për vitin 2024 rezulton se totali vlerës së dëmshpërblimit është 14, 966,075 Lekë (dëm pasuror dhe jopasuror i shkaktuar si pasojë e diskriminimit).

Sipas të dhënave, më të diskriminuarit ndihen tiranasit me 118 ankesa të paraqitura, të ndjekur nga korçarët me 45 ankesa, shkodranët me 20 ankesa dhe durrsakët me 16 ankesa. /ekofin.al

