Ditën e diel, më 30 qershor, ora 19:00 parashikohet të hapet për trafikun autostrada Thumanë-Kashar. Shqipëria ka në këtë mënyrë autostradën e parë të kategorisë A, e cilësisë së Bashkimit Evropian sa i përket standardit të sigurisë dhe shpejtësisë së lëvizjes.
Rruga Thumanë-Kashar është pjesë e Korridorit Blu dhe është një aks i rëndësishëm që lidh veriun me jugun. Një segment rrugor me gjatësi 21 km, hapja e të cilit do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në këtë zonë. Shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 km/h dhe do të ofrojë kushte të larta sigurie.
Parashikohet që kalimi në këtë segment rrugor të kushtojë 2.1 euro.
