Kategoria: rruga

Bashkia Vorë ka shpallur garën për rikonstruksionin e rrugës dytësore përgjatë autostradës, e njohur ndryshe si Rruga Industriale. Fondi limit për këtë investim është 237 milionë e 131 mijë lekë. Sipas dokumentacionit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, ky segment ka një gjatësi totale prej rreth 3883 ml, është një ndër akset më kryesore

17 kilometrat e rrugës Milot-Balldren do të kushtojnë 365 milionë euro. Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka ndarë në rrjetet sociale disa foto ku thuhet se rruga do të jetë e kategorisë A, me nga dy korsi qarkullimi dhe nga një korsi emergjence në secilin drejtim. Gjurma do të jetë e re, kurse rruga ekzistuese

Kryeministri Edi Rama, në një takim informues mbi ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian, u ndal te ndikimi që ka ky proces në konsolidimin e institucioneve të drejtësisë. Sipas kryeministrit, “institucionet e drejtësisë tanimë kanë kaluar një fazë tjetër pasi kanë pavarësinë që nuk e kanë pasur kurrë”. Ndërkohë, Rama theksoi se “me procesin e

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të bllokojë qarkullimin e të gjitha automjeteve, përfshirë vetura, autobusë dhe kamionë, në rrugën kombëtare Librazhd-Pogradec, aks i cili lidh juglindjen e vendit me kryeqytetin. Drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, sqaroi se vendimi u mor për shkak të gërryerjes së këmbëve të urës nga lumi Shkumbin. “Si autoritet e kemi

Punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë–Kakavijë kanë nisur zyrtarisht, duke shënuar startin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore ndërkufitare në rajon, me ndikim të drejtpërdrejtë në lëvizjen tregtare, turizmin dhe integrimin ekonomik mes Greqisë, Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në terren kanë nisur punimet përgatitore, që përfshijnë pastrimin e

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rihapur sot procedurën për koncesionin e projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe transferimit të segmentit rrugor “Milot-Balldre”. Kontrata do të ketë një kohëzgjatje prej 35 vjetësh dhe vlera totale e parashikuar është 364,7 milionë euro. Në mesin e muajit korrik, MIE anulloi procedurën e mëparshme të koncesionit për ndërtimin