Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tatimet sqarojnë procedurat e faturimit për projektet e donacioneve dhe grantet IPA III

10:21 - Tetor 21, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Administrata Tatimore ka publikuar udhëzimet mbi mënyrën se si do të kryhet faturimi për marrëveshjet e donacioneve dhe grantet e programit IPA III, që zbatohen në kuadër të projekteve të SASPAC. Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë zbatuesit, përfituesit apo kontraktorët e këtyre projekteve janë të detyruar të lëshojnë dhe të pranojnë vetëm fatura elektronike (e-invoice) për çdo transaksion që lidhet me realizimin e projektit.

Tatimet theksojnë se çdo furnizim i kryer duhet të përmbajë referencën ligjore për trajtimin me 0% TVSH, konkretisht “shkronja ‘c’, pika 1, neni 60 i ligjit nr. 92/2014 për TVSH-në”. Po ashtu, në çdo faturë duhet të plotësohet fusha “Të dhëna për projektin / Project reference (BT-11)” me Kodin Unik të Identifikimit të Projektit dhe Kodin e Certifikatës së regjistrimit në DRT, sipas formatit standard të përcaktuar nga SASPAC (p.sh. SASPAC-2025-04-0014-DRT-TR-2025-0001).

Në rastet kur përfituesi e zbaton vetë projektin, ai do të përfitojë trajtim me 0% TVSH për çdo blerje malli apo shërbimi, ndërsa në rastet kur projekti realizohet përmes një kontraktori, ky i fundit duhet të regjistrojë kontratën noteriale në DRT dhe të pajiset me Certifikatën e regjistrimit (Formulari 7A). Kjo certifikatë i mundëson blerjen e mallrave dhe shërbimeve për realizimin e projektit pa TVSH ose, për subjektet e TVSH-së, të kërkojnë më pas rimbursimin përkatës.

Kur zbatuesi/përfituesi e realizon vetë projektin, për çdo blerje malli/shërbimi për realizimin e këtij projekti, do të trajtohet me 0% TVSH nga shitësi, duke vendosur edhe referencën ligjore “shkronja “c”, pika 1, neni 60 të Ligjit 92/2014 për TVSH-në”. Zbatuesi/përfituesi për çdo blerje duhet të paraqesë certifikatën e lëshuar nga DRT tek shitësi i mallrave apo shërbimeve, i cili në momentin e lëshimit të fatures do të veprojë sipas hapave më poshtë:

– Për çdo artikull të faturës duhet të përdoret përjashtimi “Export” (EXPORT_OF_GOODS)

– Në çdo faturë elektronike duhet të përdoret fusha “Të dhëna për projektin/Project reference” (BT-11) e cila do të përmbajë Kodin Unik të Identifikimit të Projektit dhe Kodin e Certifikatës në regjistrin e Drejtorisë Rajonale Tatimore, sipas formatit: SASPAC – Kodi Unik i Identifikimit të Projektit – Kodi i DRT – Numri i Certifikatës në regjistrin e DRT-së. Shembull: SASPAC-2025-04-0014-DRT-TR-2025-0001

Për rastin e importeve, fatura për importet do të lëshohet nëpërmjet portalit Self-Care si import mallrash të përjashtuara nga TVSH-ja.

Në rastin kur zbatuesi/përfituesi e realizon projektin nëpërmjet kontraktorit, ky i fundit regjistron kontratën noteriale në Drejtorinë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar dhe Drejtoria Rajonale lëshon Certifikatën e regjistrimit, Formularin 7A.

Ndërsa, në rastin kur kontraktori është subjekt i TVSH-së, shitësit e mallrave apo shërbimeve për kontraktorin, qofshin furnizime të tatueshme (me 20%, etj), apo të përjashtuara nga TVSH-ja, duhet detyrimisht të pasqyrojnë në faturën e shitjes Kodin Unik të Projektit të Agjencisë SASPAC si dhe numrin e certifikatës Formulari 7A, të cilat shërbejnë për evidentimin që këto blerje të kryera janë në funksion të realizimit të projektit nga ana e kontraktorit dhe ai ka të drejtën më tej të kërkojë rimbursimin e TVSH-së për këto blerje.

Ndërkohë, në rastin kur kontraktori nuk është subjekt i TVSH-së, Certifikata e regjistrimit, Formulari 7A, është e vlefshme deri në përfundimin e kontratës dhe i mundëson kontraktorit të blejë mallra apo shërbime në funksion të realizimit të projektit pa TVSH. Shitësit e mallrave apo shërbimeve për kontraktorin, duhet të pasqyrojnë në faturën e shitjes Kodin Unik të Projektit të Agjencisë SASPAC si dhe numrin e Certifikatës së regjistrimit, Formulari 7A, që shërbejnë për evidentimin që këto blerje të kryera janë në funksion të realizimit të projektit nga ana e kontraktorit./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
blerjet fatura IPA III rimbursimi i tvsh tatimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

gazetar_206:01 - Korrik 23, 20260

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët,…

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

05:59 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter