Administrata Tatimore vijon aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore e blegtorale në çdo cep të vendit. Së fundmi, nga inspektimet në Tiranë, një biznes që tregton produkte dhe nënprodukte mishi, por jo vetëm, u kap me 810 mijë euro të ardhura të fshehura për 3 vite e gjysmë dhe mall pa faturë.
Sipas Tatimeve, shuma u zbuluar pas analizës së pajisjes elektronike DVR, që biznesi e përdorte në mënyrë të paligjshme duke kryer evazionin fiskal në vitet 2022-2025.
Gjatë inspektimit u konstatuan edhe mallra pa faturë për të cilat subjekti u penalizua sipas dispozitave të ligjit tatimor, thuhet në njoftim.
Tatimet ftojnë të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori.
Qëllimi është i qartë: formalizim i tregut, rritje e sigurisë ushqimore dhe mbrojtje e konsumatorit. Zero Tolerancë ndaj subjekteve, pjesë e zinxhirit të tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, që nuk respektojnë ligjin, thuhet në njoftim.

