Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur mbi katër herë më shpejt se pagat gjatë periudhës 2015–2025, duke e bërë blerjen e një prone gjithnjë e më të vështirë për familjet, pavarësisht përmirësimit të të ardhurave.

Autori i studimit, Kevin Kamberi, mbi bazën e të dhënave të Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT-it, tregon se indeksi kombëtar i çmimeve të banesave arriti rreth 3.6 në vitin 2025, duke marrë vitin 2015 si bazë me vlerën 1. Në të njëjtën periudhë, indeksi i pagave arriti vetëm rreth 1.6.

Kjo nënkupton se çmimet e banesave janë rritur në mënyrë kumulative me afërsisht 260%, ndërsa pagat me rreth 60%. E matur sipas këtyre indekseve, rritja e çmimeve të pronave ka qenë mbi katër herë më e lartë se rritja e pagave.

Hendeku është thelluar veçanërisht në fund të periudhës së analizuar. Deri në vitin 2023, indeksi i çmimeve kishte arritur afërsisht në nivelin 1.9, por më pas u ngjit me shpejtësi drejt 2.8 në vitin 2024 dhe rreth 3.6 në vitin 2025. Indeksi i pagave vijoi të rritej, por me një ritëm dukshëm më të ngadaltë.

Krahasimi nxjerr në pah një kontrast mes treguesve të përgjithshëm ekonomikë dhe mundësive reale të familjeve për të blerë një shtëpi. Të ardhurat nominale dhe fuqia blerëse janë përmirësuar, por rritja shumë më e shpejtë e çmimeve të pronave ka përkeqësuar përballueshmërinë e banesave.

Sipas studimit, kërkesa në tregun e pronave është mbështetur nga rritja ekonomike, pagat më të larta dhe ulja e papunësisë, por edhe nga flukset e kapitalit të lidhura me turizmin, investimet e huaja dhe blerjet nga jorezidentët.

Investimet e huaja direkte janë përqendruar në masë të konsiderueshme në turizëm, ndërtim dhe pasuri të paluajtshme. Vlera e tyre, sipas të dhënave të paraqitura në studim, është rritur nga 0.99 miliardë dollarë në vitin 2015 në 1.87 miliardë dollarë në vitin 2025. Kjo ka sjellë kapital të ri në ekonomi, por ka shtuar njëkohësisht edhe kërkesën për prona.

Ndërkohë, forcimi i lekut ka pasur një ndikim të dyanshëm: nga njëra anë, ai ka ulur kostot në lekë të materialeve, makinerive dhe pajisjeve të importuara që përdoren në ndërtim, nga ana tjetër, një euro këmbehet sot në më pak lekë, duke e bërë teorikisht më të shtrenjtë pronën shqiptare për blerësit që zotërojnë valutë.

Megjithatë, studimi vlerëson se kërkesa e blerësve të huaj ka mbetur e fortë, çka sugjeron se interesi për Shqipërinë si destinacion investimi ka qenë më i madh se efekti negativ i kursit të këmbimit.

Rezultati është një treg ku pronarët e pasurive kanë përfituar nga rritja e vlerës së tyre, ndërsa familjet pa pronë, veçanërisht ato që synojnë të blejnë banesën e parë, përballen me një hendek në rritje ndërmjet të ardhurave dhe çmimit të kërkuar për një shtëpi. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
banesat çmimet Kevin Kamberi pronat studimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

gazetar_206:01 - Korrik 23, 20260

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët,…

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

05:59 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter