Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Standard & Poor’s përmirëson sërish notën e borxhit të Shqipërisë në BB

    Mars 24, 2025 Ekonomi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Gjigandi ndërkombëtar i vlerësimeve Standard & Poor’s përmirësoi për herë të dytë në harkun kohor të një viti vlerësimin për qëndrueshmërinë e financave publike të Shqipërisë.

    S&P Global Ratings tha se ka rritur vlerësimin për borxhin afatgjatë të Shqipërisë nga BB- në BB, me një perspektivë të qëndrueshme, duke reflektuar ecurinë e fortë ekonomike dhe fiskale të vendit gjatë disa viteve të fundit. Përmirësimi i vlerësimit përfshin si borxhin afatgjatë që qeveria ka marrë në valutë ashtu dhe atë në monedhën vendase. Në mars të vitit të kaluar, Standard & Poor e rriti vlerësimin nga B+ në BB-.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Në të njëjtën kohë, S&P konfirmoi notën “B” për borxhin afatshkurtër dhe rishikoi vlerësimin e transfertave dhe konvertueshmërisë të Shqipërisë në “BBB-” nga “BB+”, thuhet në një deklaratë të premten. Rritja në notën e borxhit e bën gjendjen financiare të vendit më të sigurtë në sytë e investitorëve duke mundësuar marrjen e borxheve me interesa më të ulëta.

    “Investimet e mëdha të huaja direkte neto (IHD), flukset hyrëse të remitancave dhe lulëzimi i eksporteve të shërbimeve mbështesin perspektivat solide ekonomike të Shqipërisë, pavarësisht tensioneve të rritura gjeopolitike dhe pasigurisë përpara zgjedhjeve parlamentare të këtij viti”, tha agjencia globale e vlerësimit.

    S&P pret që rritja reale e ekonomisë shqiptare të mbetet mbi 3% deri në vitin 2028, e nxitur nga investimet dhe konsumi.

    Sfidat strukturore vazhdojnë, të tilla si tkurrja e fuqisë punëtore dhe emigracioni i qëndrueshëm, ndërsa mbështetja e ekonomisë në turizëm dhe kërkesa e jashtme nga tregjet kryesore të BE-së shton cenueshmërinë ekonomike.

    Rreziqet fiskale vazhdojnë për shkak të borxhit të lartë në valutë të huaj, maturimeve afatshkurtra të borxhit të brendshëm dhe angazhimeve të konsiderueshme të partneritetit publik-privat, ndërsa tensionet diplomatike me Greqinë mund të sfidojnë përparimin e saj në pranimin në BE, tha agjencia globale e vlerësimit./Kapitali

     

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    borxhi ekonomia emigracioni rreziqet rritja
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Raporti, Inteligjenca artificiale po fiton autonomi, veprimtaria njerëzore në fije të perit

    Maj 21, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    gazetar_1Maj 22, 20250

    Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht të gjitha detyrimet ligjore dhe rregullatore sa i përket Fondit…

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Maj 22, 2025

    Drona, pajisje inteligjente dhe radarë, Rrugorja “ bën namin”, 6 mijë gjoba në 72 orë

    Maj 22, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Të Fundit

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter