Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026

Studimi, të jetosh pranë zhurmës së trafikut mund të rrisë rrezikun për sëmundjen e Parkinsonit

09:45 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Skandali me fondet e BE-së në bujqësi trondit qeverinë greke, dorëhiqen ministra e zyrtarë të tjerë

19:34 - Qershor 27, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE për fermerët grekë, të trajtuara në 6 vitet e fundit si subvencione të paligjshme.

Disa ditë më parë Komisioni Evropian vendosi ndaj Greqisë  një gjobë prej 415 mln euro (mund të shkojë në 600), për dështimin në menaxhimin e  këtyre fondeve të BE për bujqësinë dhe për kontroll të pamjaftueshëm në ndarjen e subvencioneve.

Dosja hetimore prej 3000 faqesh që ka mbërritur nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) në parlamentin grek, përmban mes të tjerash edhe përgjime nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës Greke, të bisedave telefonike të ministrave përkatës me deputetë dhe persona të tjerë, për shpërndarjen në mënyrë të paligjshme të subvencioneve evropiane.

Regjistrimet zbulojnë një rrjet shqetësues ndërhyrjesh politike, favorizimesh dhe manipulimesh sistematike të pagesave bujqësore të financuara nga BE-ja – me politikanë dhe zyrtarë të lartë që dyshohet se i trajtojnë mekanizmat shtetërorë si mjete për favore personale dhe politike, duke privuar nga këto subvencione ata fermerë që kishin me të vërtetë nevojë.

Në zemër të zbulimeve është një seri bisedash midis figurave të larta aktuale dhe të mëparshme në qeveri. Skandali që po shfaqet tregon  abuzim të përhapur të sistemit të subvencioneve, i cili financohet pjesërisht nga Bashkimi Evropian për të mbështetur fermerët grekë.

Akuzat përfshijnë akses të paligjshëm në bazat e të dhënave, manipulim të aplikacioneve dhe marrëveshje quid pro quo (një favor për një favor) midis zyrtarëve të zgjedhur dhe stafit të agjencisë. Toni i bisedave – i shkujdesur, i titulluar dhe thellësisht cinik – ka zemëruar shumë grekë dhe ka ngritur alarm në Bruksel për keqpërdorimin e fondeve të BE-së.

Skandali po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe po hetohet edhe për ministra të tjerë apo zyrtarë , për kryerjen e pagesave pa kontrolle ose inspektime të mjaftueshme në terren, për mashtrimet në lidhje me fermat greke inekzistuese, apo  dhjetëra raste ku qytetarët grekë kanë marrë fonde bujqësore të BE-së të destinuara për të zhvilluar kullota që nuk i zotëronin ose nuk i kishin marrë me qira, apo për aktivitete bujqësore në të cilat nuk ishin angazhuar kurrë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka pranuar dorëheqjen e Ministrit të Emigracionit zotit Voridhis, dikur ish- ministër i Bujqësisë, dikaster që kishte nën mbikqyrje edhe agjencinë për menaxhimin e këtyre fondeve,  OPEKEPE. Makis Voridhis konsiderohej edhe si një nga figurat e kahut më ekstrem të Demokracisë së Re sa u përket politikave të ashpra të emigracionit.

Në të njëjtën kohë, paraqitën dorëheqjet e tyre dhe u pranuan nga kryeministri, përkatësisht zëvendësministri i Jashtëm Tasos Haxhivassiliou, i Zhvillimit Rural Dionysis Stamenitis dhe i Qeverisjes Digjitale Christos Boukoros, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Zhvillimit Rural Giorgos Stratakos./Përshtati nga Kathimerini, ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
eppo fondet BE mashtrimi skandali toka bujqësore
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

gazetar_109:38 - Korrik 24, 20260

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4% sipas të dhënave të OECD për majin 2026,…

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:38 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:30 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:29 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026

Studimi, të jetosh pranë zhurmës së trafikut mund të rrisë rrezikun për sëmundjen e Parkinsonit

09:45 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter