Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Si të kurseni nervat me linjat Ultra-Low-Cost nga Tirana

22:08 - Janar 9, 2025 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Krislen Keri, ekspert aviacioni

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është kthyer në një qendër udhëtimi për linjat buxhetore (ULCC) si Wizz Air dhe Ryanair, duke ofruar bileta të përballueshme, por kërkon një përgatitje të kujdesshme për të shmangur surprizat dhe nervat në Aeroport.

1. Zgjidhni orarin e duhur për fluturimin

Oraret me ngarkesë të lartë mund të ndikojnë ndjeshëm në përvojën tuaj:

▪️Piku mëngjesit (04:00 – 07:00) dhe i pasdites (13:00 – 18:00): Pritje të gjata në check-in dhe tek kontrolli i sigurisë.
▪️Mesdita (11:00 – 13:00): Periudha më e qetë për udhëtim.
▪️Mbrëmja (20:00 – 23:00): Mund të ketë vonesa të akumuluara nga fluturimet gjatë ditës.

Këshillë: Mbërrini të paktën 2-3 orë më parë në oraret e pikut dhe zgjidhni oraret optimale për një eksperiencë të qetë.

2. Rregullat ULCC: Përgatituni për shërbimet/produktet shtesë

Linjat ULCC ofrojnë bileta të lira, por mbështeten shumë në tarifat shtesë për shërbime/produkte.

Bagazhet
▪️Carry-on vs Cabin Trolley: Vetëm një çantë dore përfshihet në biletën bazë (max 7kg). Për valixhe shtesë kabine (max 10kg), rezervoni paraprakisht për të shmangur tarifat e larta në aeroport.
▪️Bagazhi për Check-in: Blini kur rezervoni biletën për të kursyer deri në 50%.
▪️Kontrolloni peshën dhe përmasat: ULCC-të janë të rrepta në rregulla – një peshore dore mund t’ju kursejë shumë stres dhe tarifa.

Sediljet
Nëse udhëtoni në grup, zgjidhni sediljet paraprakisht për t’u ulur bashkë. ULCC shpesh ju shpërndajnë automatikisht në vende të ndryshme. S’është etike të kërkoni ndërrime me pasagjerët e tjerë në avion.

Ushqimi dhe pijet
Ushqimi nuk përfshihet në biletë. Merrni ushqime të lehta me vete ose planifikoni të blini gjatë fluturimit.

3. Përgatituni për aeroportin

Online check-in: Bëjeni menjëherë kur hapet për të shmangur nervat dhe tarifat e larta në aeroport.

▪️Dokumentet: Sigurohuni të keni boarding pass-in të printuar ose në telefon. TIA nuk pranon ende biletat elektronike.
▪️Përcillni orarin e portës: Kontrolloni ekranet për ndonjë ndryshim. Në oraret e ngarkuara, përgjegjësia për të ndjekur kohën është e juaja.

4. Këshilla shtesë për një udhëtim Smart

Alarmet e çmimeve: Aktivizoni alarme përmes aplikacioneve si Skyscanner për të kapur çmimet më të ulëta.

Zbritje nga programet/abonimet e kompanive:
▪️Abonohuni në programet e kompanive ajrore për të kursyer në bileta dhe produktet shtesë.
▪️Planifikoni gjatë javës: Fluturimet të martën ose të mërkurën janë zakonisht më të lira dhe më pak të ngarkuara.

A keni këshilla të tjera? Ndani përvojat tuaja dhe ndihmoni të tjerët të udhëtojnë më lehtë dhe lirë!

Ekofin Media
Ekofin Media
low cost orari rezervime rinasi ryanair wizz air
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

gazetar_210:08 - Korrik 22, 20260

Qeveria e Malit të Zi ka ulur përkohësisht akcizën e karburanteve, për të parandaluar një…

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:08 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter