Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

09:37 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Si përllogariten sanksionet sipas ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave, zbardhet metodologjia e Komisionerit

22:53 - Korrik 24, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka publikuar metodologjinë e re për përllogaritjen e masës së sanksioneve administrative në rastet e shkeljeve të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Dokumenti përcakton një qasje të qartë dhe të strukturuar, me qëllim që çdo masë ndëshkuese të jetë efektive, proporcionale dhe me karakter parandalues, ashtu siç parashikon neni 93 i ligjit.

Përllogaritja e masës së sanksionit administrativ bazohet në pesë hapa: fillimisht identifikohet procesi i përpunimit dhe vlerësohet zbatimi i nenit 93/3; më pas përcaktohet modeli i përllogaritjes duke analizuar klasifikimin dhe seriozitetin e shkeljes si dhe xhiron e ndërmarrjes; në hapin e tretë vlerësohen rrethanat rënduese ose lehtësuese që ndikojnë në zmadhimin ose zvogëlimin e sanksionit; më tej përcaktohet tavani ligjor që nuk mund të tejkalohet; dhe në fund analizohet nëse sanksioni i përllogaritur përmbush kriteret e efektivitetit, proporcionalitetit dhe karakterit parandalues.

Xhiroja e ndërmarrjes si element për vendosjen e një sanksioni efektiv, proporcional dhe me karakter parandalues

Ligji kërkon që Zyra e Komisionerit të sigurojë që sanksioni administrativ (masa e gjobës) të jetë efektive, proporcionale dhe me karakter parandalues në çdo rast individual (neni 93(1) i ligjit).

Zyra e Komisionerit mund të marrë në konsideratë përshtatjen e vlerës së pikënisjes së përllogaritjes sipas shkallës së rëndësisë së shkeljes, në rastet kur kjo shkelje kryhet nga një ndërmarrje me një xhiro vjetore jo më shumë se 10 milionë lekë, një xhiro vjetore jo më shumë se 50 milionë lekë ose një xhiro vjetore jo më shumë se 250 milionë lekë.

Për ndërmarrjet me një xhiro vjetore ≤ 10 000 000 lekë, konsiderohet përllogaritja e masës së sanksionit mbi bazën e një shume deri në 0.2% të pikënisjes së identifikuar, ndërsa pë ato me një xhiro vjetore mbi 10 000 000 lekë deri në 50 000 000 lekë, përllogaritja bëhet mbi masën e sanksionit mbi bazën e një shume deri në 0.3 % të pikënisjes së identifikuar.

Zyra e Komisionerit përcakton përqindje të ndryshme për përllogaritjen e masës së sanksionit, në varësi të xhiros vjetore të ndërmarrjes dhe rëndësisë së shkeljes. Konkretisht, për ndërmarrjet me xhiro nga 50 deri në 250 milionë lekë, sanksioni mund të llogaritet deri në 5% të pikënisjes së identifikuar; për ato me xhiro deri në 500 milionë lekë, deri në 8%; për ndërmarrjet me xhiro deri në 1 miliard lekë, deri në 15%; ndërsa për ato me xhiro mbi 1 miliard lekë, sanksioni mund të arrijë deri në 40% të pikënisjes.

Për shembull:

Shembulli 6a. Identifikimi i pikënisjes për përllogaritje të mëtejshme të masës së sanksionit

Një rrjet supermarketesh me një xhiro prej 2 000 000 000 lekësh ka shkelur nenin 12, të ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Zyra e Komisionerit, bazuar në një analizë të kujdesshme të rrethanave të rastit, vendosi se shkelja është e një shkalle rëndësie të ulët. Për të përcaktuar vlerën e pikënisjes për llogaritjen e mëtejshme të masës së sanksionit, Zyra e Komisionerit, fillimisht, vëren se neni 12 i ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale renditet në germën “b” të pikës 2 të nenit 94 të ligjit dhe se, bazuar në xhiron e ndërmarrjes (2 000 000 000 lekë), zbatohet një tavan ligjor i barabartë me 2 000 000 000 lekë.

Bazuar në shkallën e rëndësisë së shkeljes, të përcaktuar nga Zyra e Komisionerit (e ulët), pikënisja e përllogaritjes duhet të variojë në vlerat midis 0 dhe 10% të tavanit ligjor të zbatueshëm15(pra nga 0 deri në 200 000 000 lekë). Bazuar në xhiron e ndërmarrjes (2 000 000 000 lekë), Zyra e Komisionerit mund të marrë në konsideratë uljen e mëtejshme të kësaj shume në 40% të vlerës së pikënisjes së identifikuar, e cila korrespondon me shkallën e rëndësisë së shkeljes.

Në rastin konkret, Zyra e Komisionerit konsideroi se – për shkak të shkallës së rëndësisë relativisht të ulët të shkeljes, krahasuar me xhiron relativisht të madhe të ndërmarrjes – një vlerë pikënisjeje përllogaritje e barabartë me 40 000 000 lekë (që i referohet një vlere pikënisje të përllogaritur në vlerën 100 000 000 lekë) konsiderohet efektive, proporcionale dhe me karakter parandalues. Kjo shumë përbën bazën për përllogaritjen e mëtejshme, e cila duhet të rezultojë në një shumë përfundimtare që nuk e kalon tavanin ligjor të zbatueshëm për këtë rast, të barabartë me 2 000 000 000 lekë. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
komisioneri për të drejtën e informimit mbrojtja e të dhënave metodologji sanksionet shkeljet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

09:37 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

gazetar_206:04 - Korrik 21, 20260

Shqipëria vijon të përballet me një kosto të lartë nga faturat e arbitrazhit ndërkombëtar. Të…

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

06:00 - Korrik 21, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:03 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:00 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

09:37 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter