Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Si do të plotësohet DIVA 2025 dhe si përfitohet zbritja tatimore për fëmijë dhe arsim, sqarimi nga Tatimet

17:45 - Janar 14, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Administrata Tatimore ka publikuar një material sqarues me pyetje dhe përgjigje lidhur me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2025, me qëllim informimin e qytetarëve mbi detyrimet ligjore, afatet e deklarimit dhe rastet kur lind e drejta për rimbursim. Ky publikim synon të ndihmojë individët të kuptojnë më qartë se kush duhet të deklarojë, çfarë të ardhurash përfshihen dhe si trajtohen përfitimet fiskale të parashikuara nga ligji.

Në fokus të veçantë janë edhe lehtësitë tatimore për familjet, përmes zbritjeve nga baza tatimore për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet arsimore, si dhe procedura që duhet ndjekur për përfitimin e rimbursimit. Më poshtë, Ekofin po publikon të plotë dhe pa asnjë ndryshim materialin zyrtar “Pyetje dhe Përgjigje DIVA 2025”, ashtu siç është bërë publik nga tatimet.

Pyetje dhe Përgjigje DIVA 2025

  1. Çfarë është DIVA?

Përgjigje: DIVA është Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave.

*Sipas ligjit të ri ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ i ndryshuar, quhet Deklarata Vjetore e të Ardhurave Personale (DVAP)

  1. Kur duhet ta dorëzoj DIVA 2025?

Përgjigje: Afati për dorëzimin e DIVA është 31 mars 2026.

  1. Për cilën periudhë deklarohet?

Përgjigje: Deklarohet për periudhën janar-dhjetor 2025.

  1. Kush ka detyrim për të deklaruar të ardhurat personale vjetore 2025?

Përgjigje:

  • Individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 mln lekë bruto, nga të gjitha burimet;
  • Individët që për të paktën 1 muaj gjatë vitit 2025 kanë qenë të punësuar në më shumë se 1 punëdhënës;
  • Individët që kanë realizuar të ardhura mbi 50 mijë lekë për të cilat nuk kanë paguar tatimin në burim (shembull: platformat Booking, Airbnb, Youtube, të ardhurat nga qeradhënia) etj.
  1. Kush përfiton rimbursim?

Përgjigje: Çdo individ që ka plotësuar në DIVA 2025:

  1. Rubrikën përkatëse për numrin e fëmijëve në ngarkim
  2. Rubrikat përkatëse për shpenzimet arsimore. Ky rimbursim përfitohet nga prindërit/kujdestarët ligjore që kanë të ardhura të tatueshme vjetore deri në 1.2 milion lekë.

*Kujdes, që rimbursimi të kryhet duhet që DIVA 2025 të rezultojë me tepricë kreditore.

  1. Si e përfitoj këtë rimbursim?

Përgjigje: Individi përfiton zbritje nga baza tatimore, konkretisht për:

  • Çdo fëmijë në ngarkim, nën 18 vjeç, përfiton tatim korrespondues për shumën e zbritur prej 48 000 lekësh;
  • Shpenzimet arsimore për fëmijët në ngarkim, deri në vlerën maksimale prej 100,000 lekësh;
  1. Si të aplikoj për t’u rimbursuar?

Përgjigje: Nëpërmjet dorëzimit të deklaratës DIVA 2025 në llogarinë personale në e-Filing, kur deklarata rezulton me mbipagesë.

Krijo çështje si kërkesë për rimbursim në modulin Çështjet e mia, Pyetje e Përgjithshme, në të cilën bashkëlidh:

  1. Dokument me të dhënat e llogarisë personale bankare;
  2. Çertifikatën familjare;
  3. Dokumentacionin justifikues që vërteton shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve:

Kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentat e pagesës (faturat) për fëmijët, dokumentat (faturat) për pagesën e gjuhëve të huaja etj.

  1. Çfarë ndodh nëse nuk kam ruajtur faturat?

Përgjigje: Në mungesë të dokumentacionit justifikues (fatura tatimore, kontrata), shpenzimet arsimore nuk njihen për rimbursim. Rekomandohet që çdo pagesë për arsimim të kryhet në mënyrë të dokumentuar.

  1. Kur mund të refuzohet kërkesa për rimbursim?

Përgjigje: Kërkesa mund të refuzohet në rastet kur:

  • DIVA 2025 nuk rezulton me mbipagesë;
  • Dokumentacioni është i paplotë ose i pasaktë;
  • Shpenzimet nuk janë të ligjshme ose nuk janë deklaruar në DIVA.
  1. A mund ta korrigjoj DIVA 2025 pas dorëzimit?

Përgjigje: Po. Individi mund të paraqesë deklaratë korrigjuese brenda afateve ligjore, nëse konstaton pasaktësi në të dhënat e deklaruara.

Ekofin Media
Ekofin Media
deklarimi diva fatura shpenzimet arsimore tatimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter