Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqiptarët nuk heqin dorë nga kafja, edhe pse u rrit me 10-20% në vitin 2025

12:51 - Janar 31, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Edhe pse çmimi i një filxhani kafeje ka pësuar rritje me nga 10 deri 20 lekë të rinj, baret gumëzhijnë nga klientët. Sot, një filxhan kafe në zonat më të frekuentuara të Tiranës luhaten mesatarisht nga një minimum prej 90 lekë deri në 130 lekë.

Në një vëzhgim në rrugën e Elbasanit, një nga zonat më të preferuara nga studentët, çmimi i kafes shkon nga 90 deri në 120 lekë. Megjithatë duket që të rinjtë nuk heqin dorë nga kafja. Pak metra larg ekonomikut në zonën e stadiumit Air Albania, çmimin e kafes e gjejmë me 130 lekë.

Por ka edhe raste kur kafja është kthyer në një konsum luksi. Në një lokal në zemër të Tiranës kafja kushton 300 lekë.

“Po është shtuar çmimi është rritur dukshëm.”

“Zona në qendër janë të shtrenjta, zonat në periferi janë pak më të lira. Ku ka më shumë qarkullim shohin, rrisin çmimet. Kjo është e vërtetë”, thonë qytetarët. 

Shumë qytetarë zgjedhin edhe të ulen në lokale lagjeje apo në periferi për ta konsumuar kafen me një çmim më ekonomik, i cili zakonisht varion nga 70 deri në 100 lekë.

“Po kafen e pinë lagje ne te lagja.”

“ Te lagja kemi lagje të mirë e kemi kafene shumë të mira.”

“Unë për vete ulem në kafe, në periferi, aty kam edhe punën, a kupton? Aty është edhe më e lirë, edhe më qetësi.”

“Varet nga 70 deri në 100 lekë e paguaj kafen”, shprehen të tjerë qytetarë.

Rritja e çmimit konfirmohet dhe nga të dhënat e INSTAT. Çmimi mesatar për 100 gram kafe të bluar në dhjetor të 2024 ishte 138 lekë, ndërsa në dhjetor 2025 ka arritur në 152 lekë.

Shtrenjtimi i detyrohet vetëm faktorëve të jashtëm. Importues të kafesë flasin për të tendencë që nuk duket se do të ndalet. Faktorët klimatikë kanë dëmtuar ndjeshëm prodhimin në vendet kryesore eksportuese, veçanërisht në Brazil dhe Vietnam, duke ulur ofertën. Kafeja është një kulturë shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike, ndaj çdo devijim i temperaturave dhe reshjeve reflektohet shpejt në rritje çmimesh.

Në të njëjtën kohë, konsumi global i kafesë po rritet me ritme të shpejta, sidomos në tregjet në zhvillim si Kina dhe India, ku kafeja po zëvendëson gjithnjë e më shumë çajin.

Importi i kafesë në Shqipëri ka regjistruar një rritje çmimi mes 15 dhe 25 përqind, e cila është amortizuar në tregun brendshëm nga zhvlerësimi i euros.

Konsumi vijon të mbetet i lartë, i ndihmuar edhe nga flukset e turistëve, numri i të cilëve gjatë 2025 shkoi në 12 milionë. Të dhënat e Ministrisë së Financave, dëshmojnë për importe rekord. Vetëm gjatë vitit 2025, në Shqipëri kanë hyrë 9 mijë e 332 tonë kafe, nga 8 mijë e 680 tonë që ishin importuar në vitin 2024./shqiptarja.com

Ekofin Media
Ekofin Media
çmimi kafeja rritje shqiptarët
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter