Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Zjarret godasin Europën, Spanja dhe Franca në alarm të kuq, mijëra evakuime nga disa zona

10:05 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria larg BE-së në digjitalizimin e NMV-ve, më pak se 25% përdorin sisteme për menaxhimin e biznesit

05:59 - Maj 19, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor po mbeten pas në digjitalizim, ndërsa OECD paralajmëron se shumica e kompanive përdorin vetëm teknologji bazike dhe nuk po arrijnë të modernizojnë realisht mënyrën si funksionojnë.

Në raportin “Indeksi i Politikave të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2026”, OECD thekson se pjesa më e madhe e bizneseve në rajon përdorin të paktën një mjet digjital, por përdorimi i teknologjive më të avancuara mbetet shumë i ulët. Më pak se 25% e firmave përdorin cloud computing apo sisteme ERP për menaxhimin e aktivitetit të biznesit, ndërsa më pak se 15% përdorin sisteme CRM për marrëdhëniet me klientët. Kjo do të thotë se shumica e NVM-ve ende funksionojnë me procese tradicionale dhe nuk po përfitojnë plotësisht nga automatizimi dhe teknologjia.

OECD arrin në përfundimin se Shqipëria ka të njëjtat probleme si pjesa tjetër e rajonit: mungesë aftësish digjitale, mungesë financimi dhe investime shumë të ulëta në inovacion. Sipas raportit, bizneset po hasin vështirësi për të gjetur punonjës me aftësi teknologjike dhe digjitale, ndërsa emigracioni po e përkeqëson më tej situatën duke larguar punonjësit e kualifikuar. Organizata ndërkombëtare thekson se sistemet arsimore dhe trajnimet profesionale nuk janë të lidhura mjaftueshëm me nevojat reale të tregut.

Problematik mbetet niveli shumë i ulët i investimeve në teknologji dhe inovacion. OECD thotë se investimet e biznesit në kërkim-zhvillim në rajon janë vetëm 0.28% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, një nivel shumë i ulët krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Si pasojë, bizneset shqiptare dhe ato të rajonit kanë vështirësi të krijojnë produkte të reja, të modernizojnë prodhimin apo të rrisin eksportet.

Sipas të dhënave, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po rrisin numrin e bizneseve, por jo konkurrueshmërinë e tyre. Në Shqipëri, SME-të përfaqësojnë 82.5% të punësimit dhe krijojnë 78.2% të vlerës së shtuar në ekonomi, por produktiviteti i tyre mbetet i ulët. Sipas OECD, produktiviteti i SME-ve shqiptare është vetëm 14,924 euro për person të punësuar, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian arrin në rreth 52,000 euro.

Edhe kompanitë e mëdha në Shqipëri kanë produktivitet të kufizuar, me 19,645 euro për punonjës, çka sipas OECD tregon se problemi nuk lidhet vetëm me bizneset e vogla, por me të gjithë ekonominë. Organizata thekson se bizneset shqiptare po mbeten larg standardeve europiane në përdorimin e teknologjisë, automatizimit dhe inovacionit.

Pengesë për digjitalizimin është gjithashtu financimi. OECD thotë se rreth 20% e NVM-ve në rajon kanë vështirësi për të marrë kredi, ndërsa format alternative të financimit si venture capital, private equity apo fondet për startup-et mbeten shumë të pazhvilluara. Kjo po kufizon investimet në teknologji, automatizim dhe modernizim të proceseve të punës.

Për më tepër,  bizneset shqiptare dhe ato të rajonit nuk janë të përgatitura për tranzicionin digjital dhe të gjelbër që kërkon Bashkimi Evropian. OECD paralajmëron se shumica e SME-ve nuk kanë kapacitetet financiare dhe teknike për të investuar në teknologji moderne, automatizim apo sisteme që reduktojnë ndotjen dhe konsumin e energjisë.

Po kështu, siguria kibernetike mbetet një pikë e dobët. Sipas OECD, shumë NVM kanë kapacitete të kufizuara për të mbrojtur të dhënat dhe sistemet e tyre nga sulmet kibernetike, duke i bërë më të rrezikuara ndaj humbjeve financiare dhe vjedhjes së informacionit.

OECD arrin në përfundimin se sfida kryesore për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor nuk është më vetëm hartimi i strategjive për digjitalizimin, por zbatimi real i tyre, në mënyrë që bizneset të kalojnë nga përdorimi bazik i teknologjisë te transformimi i vërtetë digjital dhe rritja e konkurrueshmërisë. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
automatizim digjitale investimet nvm teknologji
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

gazetar_212:05 - Korrik 25, 20260

Shqipëria po pret këtë sezon turistik një fluks vizitorësh që llogaritet sa gjashtëfishi i popullsisë…

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

09:23 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Zjarret godasin Europën, Spanja dhe Franca në alarm të kuq, mijëra evakuime nga disa zona

10:05 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter