Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi që specifikon rritjen e pagave sipas kategorive për punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Në vendim saktësohen elementët përbërës të pagës bruto për personelin, sipas strukturave.
Së bashku me punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, punonjësit e shërbimit zjarrfikës, si edhe të gjitha kategoritë e tjera, edhe personeli i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, nga data 1 korrik, do të përfitojë pagë të rritur. Ekofin.al

