OSHEE Group sh.a. ka vendosur të rrisë pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët e profilit elektrik në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).
Në kuadër të zhvillimit profesional dhe politikave për inkurajimin e profileve teknike, kompania ka vendosur të mbështesë punonjësit me formim në fushën elektrike, të cilët kontribuojnë çdo ditë në mirëmbajtjen dhe funksionimin e sigurt të rrjetit energjetik.
Sipas njoftimit, nga data 1 shkurt 2026, punonjësit e profilit elektrik në OSSH kanë përfituar rritje të pagës bazë. Konkretisht, punonjësit me arsim të mesëm profesional në profilin elektrik përfitojnë një rritje prej 7,500 lekësh mbi pagën bazë.
Ndërkohë, për punonjësit me arsim të lartë në inxhinieri elektrike, rritja e pagës bazë është 12,500 lekë.

