Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rritja e çmimeve, Greqia vendos marzh fitimi për karburantet, ushqimet dhe mallrat bazë të konsumit

22:19 - Mars 11, 2026 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Duke parë një rritje dramatike brenda disa ditëve të çmimeve të karburantit dhe jo vetëm, në kushtet e tensioneve ndërkombëtare dhe krizës në Lindjen e Mesme qeveria greke njoftoi masa emergjente për frenimin e tyre si dhe të fenomeneve të fitimeve të pajustifikuara.

Masa kryesore është vendosja e një tavani mbi marzhin e fitimit për karburantet, ushqimet dhe mallrat bazë të konsumit siç ka bërë me dije kryeministri grek Mitsotakis gjatë takimit të tij urgjent me presidentin e vendit.

“Po dërgojmë një mesazh të qartë se kjo turbulencë ekonomike nuk duhet të çojë në spekulime për fitim, të cilat do të përkeqësonin një problem që tashmë ekziston. Prandaj, sot shpallen kufij maksimalë për marzhin e fitimit për karburantet dhe produktet e supermarketeve”, u shpreh kryeministri Mitsotakis.

Më pas në një konferencë për mediat zv/kryeministri i vendit me ministrin e Mjedisit dhe Energjisë si dhe atë të Zhvillimit kanë sqaruar konkretisht se në sektorin e karburanteve, marzhi i fitimit në tregtinë me shumicë nuk do të mund të kalojë 5 cent për litër, ndërsa për pikat e shitjes me pakicë kufiri vendoset në 12 cent për litër. Parashikohen gjithashtu rregulla të veçanta për ishujt, ku kostot e transportit janë më të larta.

“Nga hyrja sot në fuqi e Aktit Normativ deri më 30 qershor 2026, vendoset tavan mbi marzhin e fitimit për karburantet”, ministri i Zhvullimit Stavros Papastavros.

Masat do të zbatohen edhe për supermarketet, industrinë ushqimore dhe kompanitë e shpërndarjes, ndërsa gjobat për shkelësit mund të arrijnë deri në 5 milionë euro, në varësi të madhësisë së kompanisë dhe fitimit të paligjshëm.

Ministria e Zhvillimit publikoi edhe një listë të detajuar të produkteve për të cilat do të vendoset tavan në marzhin e fitimit ndër të cilat përfshihen mes të tjerash orizi, buka, djathërat, makaronat, vezët, qumështi, kosi, perimet e ngrira, vaji, sheqeri dhe  kafeja.

Autoritetet theksojnë se nuk ka problem furnizimi në treg, por paralajmërojnë se do të shtohen kontrollet për të parandaluar spekulimet me çmimet, veçanërisht në energji dhe produktet bazë.

Ekofin Media
Ekofin Media
akciza buka greqia kyriakos mitsotakis marzhi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

BE-ja mban shpresat jashtë territorit: 32.9 milionë vende pune varen nga tregjet jashtë Unionit

13:09 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

gazetar_106:04 - Korrik 22, 20260

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore, të…

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:00 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter