Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka bërë të ditur se që nga qershori i vitit 2022 e deri më tani shumë pak qytetarë kanë qenë në gjendje që të rimarrin lejen e tyre të drejtimit pasi e kishin humbur. E përkthyer në shifra nga 1745 qytetarë të riregjistruar në autoshkolla, vetëm 222 ose 12,7% prej tyre kanë rimarrë lejen e drejtimit.
Ligji në fuqi parashikon që të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.
Rezultatet e Sesionit të Fundit të Ritestimit:
- Riregjistrime: 34 kandidatë janë regjistruar për këtë sesion ritestimi.
- Prezent: 25 kandidatë janë paraqitur për testim.
- Fitues: 3 kandidatë kanë kaluar me sukses testin dhe kanë rikthyer Lejen e Drejtimit.
Ky program është një hap i rëndësishëm për të rritur përgjegjshmërinë në rrugë dhe për të siguruar që çdo drejtues mjeti të ketë njohuri të mjaftueshme dhe të respektojë rregullat e trafikut.
