Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rënia e lindjeve alarmon Evropën, edhe në Shqipëri fertiliteti zbriti në 1.64 në vitin 2024

15:33 - Maj 22, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Evropa po përballet me një rënie historike të lindshmërisë, ndërsa Shqipëria dhe vendet e Ballkanit po hyjnë në një fazë të përshpejtuar plakjeje të popullsisë dhe tkurrjeje demografike.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se në vitin 2024 në Bashkimin Evropian lindën 3.55 milionë foshnja, gati dy herë më pak krahasuar me kulmin historik të vitit 1964, kur në BE kishin lindur 6.8 milionë fëmijë.

Norma totale e fertilitetit në BE ra në 1.34 lindje për grua në vitin 2024, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Në vitin 2023 kjo normë ishte 1.38, ndërsa në vitin 2022 arrinte në 1.46. Eurostat thekson se niveli minimal për zëvendësimin natyror të popullsisë konsiderohet rreth 2.1 fëmijë për grua, çka do të thotë se pothuajse e gjithë Evropa ndodhet tashmë shumë poshtë këtij pragu.

Në rajon, Shqipëria rezulton me një normë fertiliteti prej 1.64 lindjesh për grua në vitin 2024, duke u renditur mbi mesataren e BE-së, por sërish larg nivelit të nevojshëm për ruajtjen e popullsisë. Krahasuar me vendet fqinje, Mali i Zi regjistroi normën më të lartë në rajon me 1.75 lindje për grua, ndërsa Serbia kishte të njëjtin nivel me Shqipërinë, 1.64. Maqedonia e Veriut rezultoi me 1.44 lindje për grua.

Të dhënat historike tregojnë se edhe Shqipëria po ndjek trendin evropian të rënies së lindshmërisë. Në vitin 2014 norma totale e fertilitetit në Shqipëri ishte 1.73, ndërsa në vitin 2004 arrinte në 1.86. Rënia ka ardhur paralelisht me emigracionin e lartë dhe plakjen e popullsisë.

Në Bashkimin Evropian, vendi me normën më të lartë të fertilitetit në vitin 2024 ishte Bullgaria me 1.72 lindje për grua, e ndjekur nga Franca me 1.61 dhe Sllovenia me 1.52. Në anën tjetër, normat më të ulëta u regjistruan në Maltë me vetëm 1.01 lindje për grua, Spanjë me 1.10 dhe Lituani me 1.11.

Eurostat evidenton se rënia e lindshmërisë është bërë pothuajse e përgjithshme në Evropë. Midis viteve 2023 dhe 2024, norma totale e fertilitetit ra në 24 vende të BE-së, mbeti e pandryshuar vetëm në Luksemburg dhe Holandë dhe u rrit vetëm në Slloveni. Rënien më të madhe e pësoi Rumania, nga 1.54 në 1.39 lindje për grua brenda një viti.

Paralelisht me rënien e lindjeve, gratë në Evropë po bëhen nëna gjithnjë e më vonë. Mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë në BE arriti në 29.9 vjeç në vitin 2024. Italia regjistroi moshën më të lartë, me mesatare 31.9 vjeç, ndërsa Bullgaria kishte moshën më të ulët me 26.9 vjeç.

Sipas Eurostat, pothuajse gjysma e fëmijëve të lindur në BE gjatë vitit 2024 ishin fëmija i parë i familjes. Rreth 46.6% e lindjeve i përkisnin nënave që sillnin në jetë fëmijën e parë, ndërsa vetëm 6.2% e lindjeve ishin fëmija i katërt ose më shumë.

Këto të dhëna tregojnë se kombinimi i lindshmërisë së ulët dhe emigracionit po krijon presion të fortë mbi ekonomitë evropiane dhe veçanërisht mbi vendet e Ballkanit, të cilat po humbasin njëkohësisht popullsi në moshë pune. Pasojat pritet të reflektohen në mungesën e fuqisë punëtore, rritjen e barrës mbi skemat e pensioneve dhe ngadalësimin ekonomik në dekadat e ardhshme./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
alarmuar grua lindjet mesatare plakja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter