Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rama: Së shpejti fluturime direkte me SHBA nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me kompaninë “Delta”

18:56 - Tetor 26, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria shumë shpejt do të ketë fluturime direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur Kryeministri Rama, gjatë takimit të tij me qytetarët shqiptarë në Nju -Jork.

Kreu i qeverisë tha se aktualisht Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po negocion me kompaninë amerikane “Delta” për fluturime direkte.

“Aktualisht aeroporti po negocion me kompaninë amerikane “Delta” për të filluar fluturimet direkte nga Amerika në Shqipëri”, tha Kryeministri.

“Ajo që më jep kënaqësi është se kompania Delta ka shprehur interes është se edhe tur operatorët në Amerikë kanë kërkesa të rritura nga qytetarët amerikanë për të vizituar Shqipërinë me fluturime direkte”- u shpreh Rama.

Më herët, presidenti i “Kastrati Group”, Shefqet Kastrati është shprehur në një intervistë televizive se Aeroporti i Tiranës po punon për një projekt tepër ambicioz, për të bërë realitet një ëndërr të hershme të shqiptarëve, jo vetëm atyre këtu, por edhe atyre që jetojnë në SHBA, atë të vendosjes së fluturimeve direkte dhe se po synohet linja Tiranë – Nju-Jork.

“Kemi nisur tashmë me projektin tonë për zgjatimin dhe riveshjen e pistës së aeroportit, e cila pritet të mbarojë në verën e vitit 2025 dhe besoj në atë periudhë, aeroporti do të jetë gati të presë avionët e mëdhenj për fluturime transoqeanike,” ishte shprehur në atë rast z. Kastrati.

“Lidhja e drejtpërdrejtë me Amerikën do të ndikojë shumë në rritjen e turizmit edhe nga vizitorë përtej Atlantikut, por më e rëndësishmja, do të lehtësojë shumë vizitat e diasporës shqiptare në vendin e tyre”, tha Kastrati, teksa shtoi se entuziasmi i marrë prej shqiptarëve në Amerikë për këtë plan, “e ka kthyer në mision realizimin e kësaj ëndrre disa-vjeçare”.

“Kastrati Group” që mori me një marrëveshje koncesionare Aeroportin në dhjetor 2019, po vijon prej disa vitesh investimet dhe raportohet se aktualisht janë realizuar deri në 120 milionë euro investime, me zgjerimin e terminaleve, modernizimin e infraskturës dhe së fundmi edhe me zgjatimin e pistës së aeroportit. Vitin e kaluar, aeroporti shënoi shifra rekord pasagjerësh, por këtë vit synimet janë për të tejkaluar shifrën prej 10 milionë pasagjerësh dhe nisur nga ecuria deri në fund të shtatorit, objektivi duket më se i arritshëm. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Aeroporti i tiranes fluturime nju jork rama shefqet kastrati
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

gazetar_113:06 - Korrik 22, 20260

Moti i keq që përfshiu disa zona të vendit gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkaktuar…

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

12:21 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:06 - Korrik 22, 2026

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

12:25 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:23 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter