Midis kategorive të cilat përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit janë punonjësit e shërbimit zjarrëfikës si dhe efektivët e Forcave të Armatosura.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se ky është një lajm i mirë, i cili u mor dje në mbledhjen e qeverisë.
“Këtë fundvit do të japim një pagë shtesë si shpërblim të veçantë për 586 punonjësit e shërbimit zjarrfikës, si dhe dy paga shtesë për 38 efektivët e Forcave të Armatosura të angazhuar në misionin e ndihmës po për zjarret në shtetin fqinj të Greqisë”, deklaroi Rama.
