Driloni këtë sezon veror do të jetë një pol i ri ekoturistik në qarkun e Korçës. Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Driloni, ndërsa shkruan se:
“Driloni këtë verë do të jetë falë vënies në jetë të një super projekti transformues në një nga destinacionet mahnitëse për të gjithë vizitorët, të huaj apo vendas.”
Projekti rikualifikues që shtrihet në 170 hektarë të parkut parashikon investime në infrastrukturë për xhiro me biçikleta, kullat e vëzhgimit për shpendët, vijat ujore që mund të përshkohen me varka apo edhe mjetet elektrike miqësore me mjedisin.Rikualifikimi i projekti po zbatohet në bashkëpunim mes Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe AADF.Të gjitha ndërhyrjet janë bërë me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit të zonës, si edhe do të pasohet nga një plan menaxhimi.
