Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Rajoni në Itali ofron 100 mijë euro për t’u zhvendosur atje, por me një kusht

    13:09 - Mars 22, 2025 Bota
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Keni ëndërruar ndonjëherë për një shtëpi ngjitur me një vendpushim skijimi, vresht apo burime termale?

    Rajoni verior i Italisë i njohur si Trentino, ose zyrtarisht Provinca Autonome e Trentos, do të paguajë banorët e Italisë ose italianët që jetojnë jashtë vendit për të rinovuar një nga shumë shtëpitë e braktisura në rajonin ku Dolomitët takohen me Alpet. Granti përbëhet nga 80,000 € (rreth 87,000 dollarë) për rinovimin dhe 20,000 € (rreth 22,000 dollarë) për koston e blerjes së pronës.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Por ka një kleçkë.

    Kushdo që nënshkruan marrëveshjen duhet të jetojë atje për 10 vjet, ose ta marrë me qira pronën për atë kohë, ose rrezikon të paguajë grantin.

    33 qytetet që po shqyrtohen për këtë projekt, të cilat pritet të marrin miratimin përfundimtar në javët në vijim, janë të gjitha në prag të zhdukjes me numrin e shtëpive të boshatisura dhe të braktisura që tejkalojnë numrin e atyre që janë të banuara.

    Ky është truku më i fundit italian në përpjekje për të kundërshtuar shpopullimin e fshatrave. Kjo edhe për faktin se buxheti kombëtar i vitit 2024 krijoi një fond prej 30 milionë eurosh për t’ua dhënë komunave me më pak se 5000 banorë, që janë identifikuar se vuajnë ekonomikisht dhe socialisht për shkak të shpopullimit.

    Kjo mund të nënkuptojë një qytet me një popullsi krejtësisht të moshuar që ka çuar në mbylljen e shkollave apo edhe mungesën e lehtësive si dyqane ushqimore dhe pika karburanti.

    Por në vend që të ofrojë shtëpi me një dollar si shumë rajone në Italinë jugore dhe ishujt e saj, Trentino ka ndarë 10 milionë euro gjatë dy viteve të ardhshme për të nxitur blerjen dhe rinovimin e shtëpive ekzistuese, duke shpresuar të injektojë gjithashtu fuqi ekonomike në industrinë e ndërtimit dhe zinxhirin e furnizimit.

    “Qëllimi është rigjallërimi i komuniteteve lokale dhe promovimi i kohezionit territorial,” tha Maurizio Fugatti, president i Trentos, në një ngjarje që prezantoi projektin.

    Kufizimet përfshijnë pragun prej 200,000 €  për rinovimet, ose 120,000 € nga xhepi i pronarit të ri, duke e bërë të pamundur që dikush të hyjë dhe të ndërtojë një vilë masive që nuk është në përputhje me fshatin lokal.

    Nuk ka kufi në çmimin e blerjes, por granti prej 20,000 € është projektuar për të mbuluar ndërmjet 35-40% të shpenzimeve totale.

    Duke detyruar që marrësi i grantit të jetojë atje për 10 vjet ose t’i japë me qira një qiramarrësit shtëpinë për një kohë të gjatë, skema do të ndalojë këdo që të krijojë qira afatshkurtra, të cilat janë veçanërisht të njohura pranë kodrave të skive dhe banjave termale.

    Çdo individ është gjithashtu i kufizuar në tri njësi të pasurive të paluajtshme, që do të thotë se askush nuk mund të hyjë dhe të blejë të gjithë fshatin.

    Personave nën 45 vjeç që jetojnë tashmë në rajon u ndalohet të aplikojnë për programin, i cili ka për qëllim të ndalojë pronarët e shtëpive me fëmijë të aplikojnë për të rregulluar shtëpitë ku ata jetojnë. Projekti është menduar rreptësisht për shtëpitë e braktisura që shpesh janë të dhimbshme për t’u parë apo edhe të rrezikshme për pronat fqinje.

    Rajoni shpreson të finalizojë 33 qytetet ku shtëpitë do të jenë të disponueshme në prill. Zonat e mrekullueshme malore si Val di Non, ku shpopullimi ka kaluar 11%, pritet të futen në listë. Në rajonin po aq piktoresk të Val di Sol, fshatrat Rabbi dhe Vermiglio (ku u xhirua filmi i Luftës së Parë Botërore, i vitit 2024, “Vermiglio”), janë të sigurt që do të jenë gjithashtu në listë.

    “Iniciativa ka për qëllim ato bashki që, sipas një analize statistikore, kanë pësuar një humbje të konsiderueshme të popullsisë në dekadën e fundit,” tha Nicola Teofilo, i cili shkruan për faqen e internetit të pasurive të paluajtshme “Immobiliare News”. Këto janë territore që nga njëra anë kanë ruajtur një identitet të fortë kulturor dhe peizazhor, por nga ana tjetër kanë parë një rënie progresive të banorëve.

    Shumë prej këtyre fshatrave ndodhen në kontekste malore ose luginore, ku jeta e përditshme mund të jetë më komplekse për shkak të distancës nga shërbimet kryesore.”

    Lista fillestare e komuniteteve të pranueshme mund të modifikohet nëse nuk aplikojnë mjaft njerëz për të blerë shtëpi, ose nëse nuk ka shtëpi të mjaftueshme në treg./Përshtati nga CNN, ekofin.al

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    granti italia malore shtëpi trentino
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Buxheti i BE-së, si do të ndahen 2 trilionë eurot, 100 miliardë euro për Ukrainën

    09:31 - Korrik 17, 2025

    Serbia rrit pagën minimale në 500 euro, paralajmëron rritje tjetër në 1 janar 2026

    06:46 - Korrik 17, 2025

    BE propozon buxhet rekord prej 2 trilionë eurosh për vitet 2028–2034

    17:09 - Korrik 16, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    gazetar_218:06 - Korrik 17, 20250

    Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime…

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Trendet e tregtisë, rriten eksportet në drejtim të Kosovës dhe importet nga Kina

    11:50 - Korrik 17, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    18:06 - Korrik 17, 2025

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter