Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Qeveria miraton kriteret për administrimin e fondit të veçantë të Policisë së Shtetit

    22:59 - Maj 28, 2025 Aktualitet
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Qeveria ka miratuar rregullat dhe kriteret për administrimin e fondit të veçantë të buxhetit të policisë së shtetit.

    Sipas vendimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ndan fondin e veçantë, i cili është në maksimum sa 1% e buxhetit vjetor të Policisë së Shtetit, sipas nevojave që kanë strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Pagesat jepen pas realizimit të veprimit policor konkret dhe marrjes së rezultatit ose në bazë të një planifikimi paraprak për realizimin e aktiviteteve policore ku parashikohen shpenzime operacionale.

    Ndalohet dhënia e shpërblimeve më shumë se një herë, të njëjtit burim, për të njëjtin rezultat konkret.

    Rregullat dhe kriteret e administrimit të fondit të veçantë, përfshijnë detyrat dhe përgjegjësitë e autoriteteve, ku:

    1. Shefi i Komisariatit të Policisë autorizon përdorimin deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë ose vlerën ekuivalente në valutë.
    2. Zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimeve/për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë, autorizon përdorimin deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë ose vlerën ekuivalente në valutë.
    3. Drejtori i strukturës vendore të policisë/drejtuesi i sektorit për hetimin e krimeve në drejtorinë qendrore dhe drejtuesi i sektorit dhe zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Antiterrorit autorizojnë përdorimin deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë ose vlerën ekuivalente në valutë.
    4. Drejtori i Strukturës Qendrore për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, autorizon përdorimin deri në 1 000 000 (një milion) lekë ose vlerën ekuivalente në valutë.
    5. Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike dhe drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit autorizojnë përdorimin e deri në 5 000 000 (pesë milionë) lekë ose vlerën ekuivalente në valutë.
    6. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit autorizon përdorimin e mbi 5 000 000 (pesë milionë) lekë ose vlerën ekuivalente në valutë.
    7. Nuk mund të autorizohet përdorimi i fondit të veçantë përtej fondit limit të përcaktuar në buxhetin për strukturën policore përkatëse. Në rastet kur nevojat janë përtej fondit limit të përcaktuar, kërkohet miratim nga eprori që ka kompetencë dhënien e autorizimit të përdorimit ose shtesë buxheti në fondin e veçantë.
    8. Në rastet kur strukturë autorizuese sipas këtij neni nuk është drejtuesi i njësisë shpenzuese, në çdo rast kërkohet miratimi i këtij të fundit.
    9. Kur gjatë përdorimit të fondit të veçantë, dinamika kërkon fonde të tjera, përtej atyre të miratuara, autorizohen fonde shtesë, me kusht që shuma e të gjitha rasteve të miratuara për përdorim të fondit të veçantë të mos kapërcejë kompetencën e autoritetit policor që jep autorizimin e përdorimit.

    Gjithashtu është përcaktuar edhe procedura e planifikimit të fondit të veçantë të Policisë së Shtetit. Struktura të ndryshme policore dorëzojnë kërkesat për fondin e vitit pasardhës brenda tremujorit të parë të vitit. Sektori i arkivit kriminal përgatit parashikimin tremujor dhe ia dërgon Drejtorisë së Financave për përfshirje në projektbuxhet. Pas miratimit, Drejtoria e Financave shpërndan planin e përdorimit të fondit.

    Gjithashtu, parashikohet një fond rezervë prej 10 milionë lekësh, i mbajtur në dispozicion në sektorin e financave. Në raste emergjente kriminale ose operacione të paplanifikuara, Drejtori i Përgjithshëm mund t’i propozojë Ministrit të Brendshëm një buxhet shtesë, pa tejkaluar 1% të buxhetit vjetor të Policisë së Shtetit.

    Punonjësi i policisë, nga koha që ka tërhequr paratë në strukturat e financës, duhet të mbyllë praktikën në këto afate: brenda 20 (njëzet) ditëve në rastet e dhënies së shpërblimeve; brenda 3 (tre) muajve, në rastet e përdorimit të fondit të veçantë për shpenzime gjatë kryerjes së operacioneve të veçanta policore.

    Në rastet e mosmbylljes së veprimeve me financën dhe arkivin kriminal brenda afatit tremujor, për shkak të shtrirjes në kohë të operacionit të veçantë policor, përtej këtij afati, vonesa motivohet në relacionin shpjegues dhe në dëftesen përfundimtare. Në çdo rast, veprimet duhet të mbyllen brenda një muaji nga përfundimi i operacionit të veçantë policor.

    E gjithë praktika dokumentare klasifikohet si “Tepër sekret”, në përputhje me ligjin për informacionin e klasifikuar dhe ruhet në arkivin kriminal të strukturave policore. Evidentimi bëhet sipas një regjistri të posaçëm dhe ndarja është sipas viteve.

    Në rast se fondet nuk përdoren apo refuzohen nga burimet, ato kthehen menjëherë në financë, me dokumentacion shoqërues dhe arsyetim zyrtar. Vendimi do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare/ekofin.al

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    buxheti fondi i vecante hetimi krimet policia
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    AAPSK dhe GIZ organizojnë workshop trajnues për kriptoasetet dhe asetet virtuale

    12:47 - Korrik 11, 2025

    Ultimatumi i Ramës: Deri të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

    12:16 - Korrik 11, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    gazetar_113:34 - Korrik 11, 20250

    Shtyhet afati për dorëzimin online në sistemin e tatimeve të dokumenteve të nevojshme në funksion…

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Rama: Ka ardhur koha të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit!

    11:00 - Korrik 11, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    13:34 - Korrik 11, 2025

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter