Aeroporti i Vlorës do të jetë i treti për vendin tonë. Punimet po ecin me ritme të larta për përfundimin e kësaj vepre. Është publikuar tenderi nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë me objekt “Sistemi i furnizimit me ujë të Aeroportit të Vlorës”.
Sipas dokumenteve Standarde të Tenderit, kostoja e kontratës do të jetë me një vlerë rreth 47.7 milionë lekë.
Fundi i këtij viti është si datë për të përfunduar ndërtimi Aeroporti i Vlorës. Ndërsa më herët janë publikuar një sërë tenderash për të avancuar punimet dhe për të arritur përfundimet në afatin e përcaktuar.
Ky aeroport do të jetë një domosdoshmëri edhe për mbarëvajtjen e turizmit në jug. Operatorët turistikë kanë theksuar herë pas here që aeropirti i Vlorës pasi të vihet në funkson so e bëjë turizmin e jugut më afër me turistët e huaj me linja direkte nga shtete të ndryshme.
Ky aeroport po ndërtohet përmes një kontrate të partneritetit publik privat, që zotërohet në masën 98% nga kompania Mabco Constructions, ndërsa 2% e aksioneve mbahen nga kompania A2 Group. Kohëzgjatja e kontratës është 35 vjet.
