Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Vetëm një në katër europianë jeton në banesa me efikasitet energjetik, ritmi i rinovimeve mbetet i ulët

12:25 - Korrik 14, 2026

Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

11:09 - Korrik 14, 2026

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

11:08 - Korrik 14, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Projektvendimi, 323 profesione të rregulluara do të futen në një sistem të unifikuar

11:00 - Korrik 14, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria po hedh një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian me miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për transparencën dhe proporcionalitetin e kritereve për ushtrimin e profesioneve të rregulluara. Dokumenti, i përgatitur nga Ministria e Arsimit, synon të krijojë për herë të parë një kuadër të unifikuar për identifikimin, monitorimin dhe publikimin e të gjitha profesioneve të rregulluara në vend, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Në qendër të këtij plani është ndërtimi i një liste kombëtare me 323 profesione të rregulluara, të administruara nga 11 autoritete rregullatore qendrore. Për secilin profesion do të përcaktohen aktivitetet që mund të ushtrohen, baza ligjore, si edhe arsyet pse rregullimi i tij konsiderohet i nevojshëm dhe proporcional.

Çfarë ndryshon?

Sot sistemi shqiptar karakterizohet nga një kuadër i fragmentuar, ku rregullat për profesionet administrohen nga institucione të ndryshme, pa një bazë të vetme të dhënash dhe pa procedura të standardizuara për njohjen e kualifikimeve profesionale. Kjo krijon paqartësi si për profesionistët shqiptarë, ashtu edhe për ata të huaj që synojnë të ushtrojnë profesionin në Shqipëri.

Plani i ri synon të zgjidhë këto problematika përmes krijimit të një baze elektronike kombëtare për profesionet e rregulluara, standardizimit të procedurave për njohjen e kualifikimeve profesionale, rritjes së transparencës dhe aksesit publik në informacion, si dhe vendosjes së mekanizmave të monitorimit dhe raportimit periodik ndaj Komisionit Evropian.

Një kusht për negociatat me BE-në

Projektvendimi lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, konkretisht me Kapitullin 3 “E drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime”. Një nga kriteret kyçe është dorëzimi pranë Komisionit Evropian i listës së plotë të profesioneve të rregulluara, së bashku me justifikimin ligjor për secilin prej tyre.

Dokumenti është gjithashtu i lidhur me projektligjin e ri për njohjen e kualifikimeve profesionale të fituara në vendet e Bashkimit Evropian, Zonës Ekonomike Evropiane dhe Zvicrës, duke synuar harmonizimin e plotë të legjislacionit shqiptar me direktivat evropiane.

Çfarë përfitimesh priten?

Sipas relacionit shpjegues, zbatimi i Planit Kombëtar të Veprimit do të sjellë më shumë siguri juridike, procedura më transparente dhe më pak barriera administrative për qytetarët dhe profesionistët. Gjithashtu pritet të përmirësojë koordinimin ndërinstitucional, të lehtësojë njohjen e kualifikimeve profesionale dhe të përshpejtojë digjitalizimin e shërbimeve në këtë fushë.

Ministria e Arsimit do të marrë rolin e Koordinatorit Kombëtar, duke qenë përgjegjëse për monitorimin, përditësimin dhe raportimin e bazës kombëtare të profesioneve të rregulluara, ndërsa plani do të rishikohet të paktën një herë në dy vjet.

Objektivi përfundimtar është që deri në fund të vitit 2027 të realizohet përafrimi i plotë i ndryshimeve kryesore rregullatore me acquis të Bashkimit Evropian, ndërsa deri në vitin 2030 të konsolidohen mekanizmat administrativë të zbatimit dhe monitorimit.

Ekofin Media
Ekofin Media
projektvendimi rregulla shqipëria sistem
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

11:09 - Korrik 14, 2026

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

11:08 - Korrik 14, 2026

Tregtia e paligjshme dhe kontrabanda, miliarda të humbura nga taksat dhe dëm për bizneset

10:59 - Korrik 14, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

gazetar_111:08 - Korrik 14, 20260

Zgjerohen kategoritë përfituese të ndihmës juridike falas, krijohen procedura më të shpejta për viktimat e…

Projektvendimi, 323 profesione të rregulluara do të futen në një sistem të unifikuar

11:00 - Korrik 14, 2026

Tregtia e paligjshme dhe kontrabanda, miliarda të humbura nga taksat dhe dëm për bizneset

10:59 - Korrik 14, 2026

BSH: Llogaritë e parasë elektronike u rritën 21%, fitimi i operatorëve tkurret me 607 milionë lekë në 2025

09:10 - Korrik 14, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:08 - Korrik 14, 2026

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

11:00 - Korrik 14, 2026

Projektvendimi, 323 profesione të rregulluara do të futen në një sistem të unifikuar

10:59 - Korrik 14, 2026

Tregtia e paligjshme dhe kontrabanda, miliarda të humbura nga taksat dhe dëm për bizneset

Vetëm një në katër europianë jeton në banesa me efikasitet energjetik, ritmi i rinovimeve mbetet i ulët

12:25 - Korrik 14, 2026

Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

11:09 - Korrik 14, 2026

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

11:08 - Korrik 14, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter